Ekzekutivi i komunës së Ferizajt që udhëhiqet nga kryetari Agim Aliu, gjatë këtij viti ka realizuar një varg projektesh infrastrukturore me qëllim që secila lagje urbane ta ketë të rregulluar trotuarin, ndriçimin, asfaltin, kanalizimin e ujësjellësin.
Sektori për infrastrukturë në këtë komunë gjatë këtij viti për projekte kapitale ka shpenzuar rreth 5 milion euro.
Meriton Hajdini drejtor i infrastrukturës në komunën e Ferizajt, në një intervistë për telegrafin, ka thënë se po e përmbyllin vitin 2024 me një varg suksese duke u arsyetuar se janë asfaltuar mbi 50 kilometra rrugë lokale dhe dhjetëra kilometra ndërtime të kanalizimit e ujësjellësit.
“Këtë vit kemi zhvilluar mjaft shumë projekte, si projekte për asfaltimin e rrugëve lokale që në zonën urbane kemi zhvilluar projekte edhe për ujësjellës dhe kanalizime. Vetëm në rrugë lokale në Ferizaj këtë vit janë asfaltuar mbi 50 kilometra, duke u nisur nga rrugicat në fshatin Jezerc dhe në fshatra të ndryshme si në fshatin Prelez, fshatin Mirash, fshatin Greme, fshatin Burnik, në fshatin Pleshinë, fshatin Zaskok dhe pothuajse në të gjitha fshatrat tjera si Sojevë, Dardani, Zllatar, Zaskok e të tjera”, ka thënë Hajdini.
Sipas tij, janë bërë asfaltime edhe në rrugë kryesore që lidhen me rrugën e Gjilanit dhe Prishtinës.
“Është asfaltuar rruga kryesore në fshatin Prelez, e cila është mbi dy kilometra dhe gjithashtu është punuar në secilën zonë dhe në secilën lagje të qytetit. Pastaj është përfunduar rruga “Ahmet Kaçiku”, pastaj është bërë rikonsttuimi i rrugës “Besim Rexhepi” deri te rrethi në hyrje. Po ashtu është asfaltuar edhe rruga “Cen Dugolli” në zonën urbane si rrugë mjaftë e rëndësishme”, ka thënë më tej Hajdini.
Ai po ashtu ka shtuar se janë duke punuar te ura që lidh autostradën me Gjilanin në fshatin Bibaj, e cila rrugë do të bëhet me katër kursi.
Hajdini, ka treguar edhe për rrjetin e kanalizimit dhe të ujësjellësit në lokalitete.
“Po thuajse është përfundu i gjithë rrjeti në fshatin Greme, faza e dytë ku janë përfunduar mbi një mijë e 500 kyçje shtëpiake në këtë fshat. Ndërkaq, në këtë vit kemi filluar edhe në zonën e Grykës, apo siç njihen në fshatrat Nerodime, Jezersë dhe Manastirës për rregullimin e çështjes së ujit, ku kemi filluar 1200 kyçje shtëpiake, ndërkohë është përfunduar edhe pjesa e rezervarit dhe pjesa e kaptazhave. Sa i përket kanalizimit kemi vazhduar me segmente sipas nevojës për ndërtim dhe riparim të gypave si në Miroaslë, Dardani, Zllatar, Greme e të tjera”, ka thënë Hajdini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë