LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutimi i Nikulajt po përgatitej prej dy vjetësh, zbardhen detaje të reja

Ekzekutimi i Nikulajt po përgatitej prej dy vjetësh, zbardhen detaje të reja

Edmond Haxhia e kishte menduar prej dy vjetësh të gjithë aksionin për ekzekutimin e biznesmenit lezhjan, Ardian Nikulaj, i cili më 19 prill mbeti i vrarë me shtatë plumba në ambientet e një lokali që kishte në pronësi, në zonën e Shëngjinit.

Haxhia, porositës i vrasjes si edhe organizator i një grupi me pesë persona të tjerë në përbërje, e kishte planifikuar eliminimin e Nikulajt me detaje, ku personi që mori përsipër shkrepjen e armës, ishte shtetasi portugez, Ruben Saraiva.


Ky i fundit, ende në kërkim ndërkombëtar, ku vetëm katër prej gjashtë pjesëtarëve të organizimit kriminal janë kapur, të gjithë në Britaninë e Madhe.

Teksa, në detajet e reja të zbardhura, në Shqipëri askush nuk e kishte marrë përsipër ekzekutimin e biznesmenit, as për shuma deri në 500 mijë euro.

Teksa, vetë Nikulaj, prej muajsh e kishte rritur sigurinë rreth tij dhe lëvizte me një automjet të blinduar.

Më 5 ndërkaq, do të vendoset edhe ekstradimi i tre të kapurve të parë, vetë Haxhisë, si edhe shtetasve britanikë Stephen Hunt dhe Thomas Mithan.

Gjyqtarja e distriktit të Londrës, Neeta Minhas, ka quajtur të drejtë kërkesën e Tiranës zyrtare për ekstradimin e tre të përfshirëve në ngjarje, duke vendosur edhe seancën e shqyrtimit më 5 maj.

Pas tyre, është kapur në Londër po ashtu shtetasja britanike Harriet Bridgeman, pjesë e grupit kriminal, mbi të cilën ende nuk ka një vendim.

Ndërsa, në rastin e Mithan, gjyqtarja Minhas ka vendosur po ashtu të mos e pranojë aplikimin për liri me kusht.

Në bazë ligjore ndërkaq, Shqipëria ka 45 ditë kohë për të paraqitur dosjen me provat dhe garancitë për gjyq të drejtë ndaj personave që do të ekstradohen.

Mbi këtë, ka qenë vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, i cili ka bërë me dije se dosjet e plota me provat e pakundërshtueshme është paraqitur tek organet britanike, gjë që më pas çoi edhe në arrestimin e katër shtetasve, raporton albanianpost.

Ndërsa një tjetër, si edhe ekzekutori i Nikulajt, një shtetas portugez, ende janë në kërkim nga organet ligjzbatuese.

Zbardhja nga pala shqiptare

Gjashtë persona të përfshirë, pesë prej të cilëve të huaj, ku personi që ka shkrepur armën, një shtetas portugez, katër bashkëpunëtorë britanikë dhe një shtetas shqiptar (porositës i vrasjes), i pajisur edhe pasaportë britanike.

Të gjithë, të larguar nga Shqipëria pas atentatit të suksesshëm dhe tashmë, në kërkim ndërkombëtar.

Edmond Haxhia është emri i porositës dhe “arkitektit” të ekzekutimit, një person i cili ka lidhje familjare me fisin Lekstakaj, me të cilët prej vitit 1997, Nikulaj ka pasur konflikte dhe ishin në hasmëri.

Arsyeja? Një pretendim fillestar për 1 mijë lekë karburant, i cili çoi në një seri vrasjesh dhe plagosjesh mes palëve në vitet 1997-1999.

Siç ka theksuar disa herë gjatë një konference për shtyp ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjakmarrja ka qenë arsyeja e kësaj ngjarjeje.

Ruben Saraiva ndërkohë, quhet portugezi, i cili e kreu atentatit sipas versionit zyrtar të Policisë dhe i cili më pas u largua nga vendi përmes doganës së Kapshticës.

Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen.

Këta të fundit, sërish të larguar nga vendi.

Disa mbetje rrobash janë gjetur në një banesë në zonën e Gjadrit të Lezhës, ku do të shihet nëse kanë mbetje ADN-je, së bashku me disa gëzhoja, armë zjarri, telefona, të cilat kanë çuar identifikimin e vrasësit.

Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin, në bar-restorant “Coral” në pedonalen e qytetit bregdetar, që ka qenë në pronësi të viktimës.

Një person hyri në ambientet e barit me skafandër motori në kokë dhe pasi qëlloi shtatë herë 50-vjeçarin.

Siç është zbuluar të premten e 21 prillit, e gjithë familja e Ardian Nikulajt është ndjekur dhe monitoruar disa ditë përpara vrasjes së biznesmenit të njohur në zonën e Shëngjinit në Lezhë.

Rreth dy javë përpara vrasjes, një mjet i llojit “Hummer” është konstatuar në hyrje të pedonales së Shëngjinit.

Prej atij mjeti, dy persona kanë dalë, të cilët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në vendin e njohur si “Lapidari” dhe më pas janë larguar.

Nga ana tjetër, tre ditë përpara vrasjes së Nikulajt, një mjet i tipit “Golf” është konstatuar nga vëllai i viktimës, duke hamendësuar se ai po ndiqej.

Pamjet e publikuara në media kanë treguar çastin kur autori i krimit, i ka drejtuar pistoletën Nikulajt, i cili qëndron i ulur në një nga tavolinat e barit.

Sipas dinamikës paraprake të ndërtuar nga grupi hetues, autori që qëlloi mbi biznesmenin, thuhet të ketë mbërritur në lokalin e Nikulaj, nga qyteti i Shkodrës.

Nikulaj ka pasur në pronësi disa hotele në zonën e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun.

Ai garoi si kandidat për deputet nën siglën e PSD-ës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ku mori 97 vota dhe në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ asokohe, ka pohuar se është dënuar me 4 muaj më 24 nëntor të vitit 2003 dhe më 1 dhjetor 2006 për armëmbajtje pa leje.

Në këto zgjedhje ndërkaq, ai ishte renditur i 23-ti në listën e PSD-së për Këshillin Bashkiak të Lezhës.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori