LAJMI I FUNDIT:

Ekstremistët serbë provokojnë shqiptarët në Martinaj të Gucisë (Video)

Ekstremistët serbë provokojnë shqiptarët në Martinaj të Gucisë (Video)

Përkundër faktit që nuk kanë siguruar leje ndërtimi nga Komuna e Gucisë disa ekstremistë serbë sërish sot erdhën për të provokuar banorët e fshatit Martinaj të Gucisë.

Sipas deklaratave të serbëve ata kishin ardhur për të bërë ca matje me gjeodet para nisjes së punimeve ndërtimore.


Ardhja e tyre sot është thjesht vazhdimësi e provokimeve që Kisha Ortodokse Serbe po i bën vazhdimisht ndaj këtij fshati shqiptar,

Banorët e fshatit dhe të Plavë Gucisë janë thellësisht të indinjuar me këto provokime të rrezikshme, të cilat mund të kenë edhe pasoja dhe implikime më të rënda.

Në një video postim në Facebook shihet ballafaqimi verbal i banorëve të fshatit me njerëzit e kishës serbe.

Shtetet tona heshtin, ndërkaq banorët e Martinajve presin çfarëdo mbështetje institucionale në ballafaqim me kishën e Serbisë, e cila historikisht në vazhdimësi, së bashku me Akademinë e Shkencave të Serbisë, i ka krijuar planet hegjemoniste e ultra-nacionaliste serbomadhe, u ka paraprirë dhe i ka mbështetur ato me të gjitha mjetet, shkruan portali Plavaeguciasot.

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori