LAJMI I FUNDIT:

Ekstremistët islamikë kanë vrarë 41 persona në Burkina Faso

Ekstremistët islamikë kanë vrarë 41 persona në Burkina Faso

Ekstremistët islamikë vranë 41 persona në një sulm në veri të Burkina Faso javën e kaluar, duke përfshirë një udhëheqës të shquar të një grupi vullnetar që ndihmon ushtrinë e vendit, tha sot qeveria.

Zëdhënësi i qeverisë Alkasum Manga shpalli dy ditë zie pas një prite vdekjeprurëse në një autokolonë në provincën Lorum të enjten.


Mes viktimave është edhe lideri i vullnetarëve Sumail Ganame, i njohur edhe si Laji Joro.

Presidenti i Burkina Faso, Mark Christian Cabore tha se Ganame kishte vdekur për vendin e tij dhe se “duhet të jetë një shembull i përkushtimit të vendosur për të luftuar armikun”.

Dhuna në shtetin dikur paqësor të Afrikës Perëndimore po përshkallëzohet me një numër në rritje të sulmeve xhihadiste të lidhura me Al Kaidën dhe Shtetin Islamik.

Më shumë se 50 xhandarë u vranë në nëntor në sulmin më të madh ndaj forcave të sigurisë së vendit në kohët e fundit, dhe të paktën 160 civilë u masakruan në rajonin e Sahelit në qershor.

Qeveria po përballet me thirrje për të dhënë dorëheqjen pasi nuk është në gjendje të ndalë valën e dhunës nga ekstremistët islamikë.

Disa javë protesta antiqeveritare u zhvilluan në nëntor dhe në përgjigje të kërkesave për dorëheqjen e qeverisë, presidenti zëvendësoi kryeministrin këtë muaj. /kp/Telegrafi/