LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë me piktura dhe fotografi të Kolë Idromenos

Ekspozitë me piktura dhe fotografi të Kolë Idromenos
"Portret", 1927 (autor: Kolë Idromeno)

Një pikturë e rrallë, “Portret” i vitit 1927, i bërë nga Kolë Idromeno, do të ekspozohet për herë të parë për publikun shqiptar më 27 qershor, në ekspozitën retrospektive që do të hapet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Edhe pse e realizuar një shekull më parë, piktura vijon të përcjellë ndjeshmërinë e ngjyrave dhe emocionin që fshihet në thellësitë e shpirtit të këtij djaloshi.


Në ketë ekspozitë do të prezantohen pikturat më të rëndësishme të autorit. Por, ekspozita do të shoqërohet me një tjetër befasi, ku do shfaqet edhe një përzgjedhje fotografish të shkrepura prej Idromenos në studion e tij dhe në qytetin e Shkodrës.

Në ekspozitë publiku do të shoh veprat tjera të njohura të tij, si “Motra Tone” e realizuar në vitin 1883, kur piktori ishte vetëm 23 vjeç. Në Fondin e Artë të Galerisë Kombëtare gjenden edhe piktura te tjera të Idromenos, si “Pamje nga Ulqini”, një nga më të vjetrat të pikturuara prej tij, e realizuar aty nga viti 1897-1898), “Portreti i bashkëshortes”, “Portreti i mbesës – Orselina” etj. Nuk do të mungojnë në këtë ekspozitë edhe vizatimet dhe akuarelet e para të Idromenos, që iu përkasin viteve 1871-1874.

Kolë Idromeno, është me origjinë nga Parga e Çamërisë, i biri i Arseni dhe i Roza Saraçit. Arseni dhe Roza kishin vetëm dy fëmijë: Kolën dhe Tonia Idromenon. Në vitin 1856, Kol Idromeno u vendos me banim në Shkodër. Kur u kthye në Shkodër, mori pjesë në lëvizjen anti-osmane për pavarësinë.

Nga Pjetër Marubi, i pari mësues i Idromenos, ai mori mësime si piktor, si arkitekt dhe fotograf. Në vitin 1875 shkoi për gjashtë muaj në Akademinë e Arteve në Venecie, por pas shkëputjes prej saj, nuk u largua nga qyteti dhe qëndroi si ndihmës në studion e një piktori venecian për tre vjet.

Idromeno ishte artist multidimensional. Në vitin 1885 hapi studion e tij fotografike në Shkodër, “Dritëshkronja e Kolës”, ndërsa më 1912 solli për herë të parë në Shqipëri aparatin për shfaqje filmash, duke patur marrëveshje me vëllezërit francezë Lumiere. Idromeno ishte edhe urbanist, arkitekt e projektues i mbi 60 ndërtesave publike, sociale dhe vilave. /Shqiptarja/

Në trend Kultura

Më shumë
I kanë thënë të mençurit...

I kanë thënë të mençurit...

Kulture
FJALË DASHURIE

FJALË DASHURIE

Fjala+
KUR U FUTA

KUR U FUTA

Poezi
PUTHJA

PUTHJA

Poezi
Të gjithë janë krijues

Të gjithë janë krijues

Kulture
KTHIM NË SHTËPI

KTHIM NË SHTËPI

Fjala+
Kalo në kategori