LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë në Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale, kërkohet që rastet e tyre të trajtohen me prioritet

Ekspozitë në Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale, kërkohet që rastet e tyre të trajtohen me prioritet

Në patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot u hap ekspozitë me rastin e Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ekspozita përmban vepra arti nga të mbijetuarat e dhunës seksuale.


Në fjalën e saj, presidentja Osmani, kërkoi që rastet e dhunës seksuale gjatë luftës të raportohen në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale.

Ajo tha se pikërisht në këtë datë, Vasfije Krasniqi ishte e para që raportoi për dhunën seksuale gjatë luftës.

“Historia ka dëshmuar se e mira dhe e drejta triumfon gjithmonë. Ju vajza, gra e burra – jeni shndërruar në udhërrëfyesin më të sinqertë të vuajtjeve dhe përjetimeve të popullit tonë dhe rrugëtimin tonë drejt drejtësisë. Lirinë e kemi fituar, por paqja s’do të jetë e plotë derisa drejtësia për krimet e bëra të jetë përfundimtar. Ju keni bërë thirrje që ne të jemi zëri juaj dhe unë ju garantoj se zëri juaj do jem sot e përditë”, u shpreh Osmani, në hapje të ekspozitës.

Ajo po ashtu, u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i trajtojnë këto raste me prioritet.

Ndërsa, Feride Rushi, udhëheqëse e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, përmendi disa pika që i ndihmojnë avancimit të kauzës të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Fillimisht, 14 prilli të jetë ditë zyrtare memoriale. Emërtimi i Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale të ndryshohet nga verifikim të jetë vetëm njohje e statusit, po ashtu, e drejta për njohjen e statusit të jetë e përhershme, e jo e kufizuar në pesë vjet. Afati brenda të cilit viktimat mund të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre, të mos kufizohet në 5 vjet, por të jetë e drejtë e përhershme e garantuar me ligj”, tha ajo.

Rushiti po ashtu kërkoi që t’u mundësohet viktimave të cilave u është njohur statusi “viktimë e dhunës seksuale” të gëzojnë të drejtën në pension personal që nga data e aplikimit për njohje të statusit.

“Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës” t’u njihen të gjitha të drejtat dhe benificionet sikurse kategorive të tjera të përcaktuara me ligjin nr. 04/L-054 në mënyrë që të gëzojnë edhe të drejtën të përfitojnë shërbime shëndetësore pa pagesë. Të ndryshohet përbërja e Komisionit duke i shtuar peshë dhe rëndësi aspekteve psikosociale të procesit të njohjes së statusit. Të aplikohet qasje e theksuar sensitive në procesin e shqyrtimit të rasteve për njohje të statusit së viktimës seksuale gjatë luftës duke marrë parasysh të gjitha specifikat e këtij grupi të ndjeshëm si dhe stigmën që i rrethon”.

“Gjatë shqyrtimit të ankesave të sigurohet dy-shkallshmëria në rastet e ankimimit të vendimeve të Komisionit Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës; Afati kohor i shqyrtimit të kërkesave për njohje të statusit prej momentit të paraqitjes së kërkesës për njohje deri te vendimi i Komisionit të mos jetë më i gjatë se 6 muaj. Të sigurohet mekanizëm i pavarur monitorues i punës së Komisionit dhe shqyrtimit të rasteve me qëllim rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies të punës së Komisionit dhe realizimit të drejtave të viktimave që aplikojnë për njohje të statusit”.

Ajo po ashtu tha se viktimat të cilave u është njohur statusi “viktimë e dhunës seksuale”, duhet të pajisen me kartelë të viktimës civile të cilat me asnjë të dhënë nuk guxojnë të identifikojë kategorinë e përfituesit, por do t’u mundësojë viktimave të gëzojnë të drejtat dhe benificionet e caktuara me ligj.

Ndryshe, edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale ka pritur sot në takim Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Kurti ka vlerësuar procesin e njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, për rëndësinë që ka për të ardhmen e të mbijetuarve dhe për të gjithë shoqërinë. Ai ka konfirmuar vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e mandatit të këtij komisioni.

Propozuar një vit më parë nga presidentja Vjosa Osmani, më 14 prill në Kosovë shënohet Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe. Llogaritet që në tërë vendin janë edhe 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale në tërë vendin. /Telegrafi/ 

Llogaritet që në tërë vendin janë edhe 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale në tërë vendin.
Ai konfirmoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e mandatit të këtij komisioPropozuar një vit më parë nga presidentja Vjosa Osmani, sot në Kosovë shënohet Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në KosovëKjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serb
\Llogaritet që në tërë vendin janë edhe 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale në tërë vendin.