LAJMI I FUNDIT:

Eksporti në Maqedoni rritet për 29.1 për qind

Eksporti në Maqedoni rritet për 29.1 për qind

Maqedonia në pesë muajt e parë të këtij viti ka eksportuar mallra me vlerë prej 2.759.963 mijë dollarë amerikanë, duke u rritur me 29.1 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, publikon Entit Shtetëror të Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të publikuara, vlera e mallrave të importuara për këtë periudhë arriti në 3.694.366 mijë dollarë amerikanë, 24.2 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të viti kaluar.


Deficiti tregtar, për periudhën janar-maj 2018, arriti në 934.403 mijë dollarë amerikanë.

Në eksportet, më shumë kanë marrë pjesë katalizatorët e transporteve me metalet të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezjeje dhe të ngjashme, pjesët e ulëseve të automjeteve për transportin e 10 ose më shumë personave. Më shumë është importuar platini dhe lëgura e platinit , vajrat e naftës dhe vajrat e fituara nga mineralet bituminoze, si dhe produktet e sheshta të bëra prej hekuri ose çeliku i papërpunuar.

Më shumë është bërë tregti me Gjermaninë, Belgjikën, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. /Telegrafi/