LAJMI I FUNDIT:

Eksportet shqiptare 30 miliaradë lekë në një muaj

Eksportet shqiptare 30 miliaradë lekë në një muaj

Rënia e ndjeshme e euros ndaj lekut nuk e ka ndalur rritjen e vrullshme të eksporteve. Instituti i Statistikave raportoi se muajin e kaluar kompanitë shqiptare eksportuan 30.1 miliardë lekë mallra në tregjet e huaja, ose 24.2 për qind më shumë krahasuar me majin e vitit 2017.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se maji është muaji i pestë rresht që eksportet shënojnë rritje dyshifrore. Në total si pesëmujor, për periudhën janar maj 2018 Shqipëria ka eksportuar 131 miliardë lekë ose gati 1.1 miliardë euro mallra në tregjet e huaja me një rritje prej 18.4 për qind krahasuar me pesëmujorin e parë të 2017-së, shkruan TCH.

Të dhënat e detajuara të INSTAT tregojnë se ecuria pozitive e eksporteve është udhëhequr nga grupi i produkteve minerare, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike. Por me rritje janë edhe eksportet e industrisë së fasonit si dhe materialet e ndërtimit.


Kompanitë shqiptare që punojnë për eksport janë përballuar këtë vit me një kurs të pafavorshëm këmbimi. Për pesë muajt e parë të vitit euro ka rënë me gati 7 për qind duke ulur në të njëjtën masë vlerën në lekë të eksporteve. Por ky efekt negativ i kursit jo vetëm që është kompesuar plotësisht, por është tejkaluar për shkak se eksportuesit kanë rritur vëllimin e shitjeve në tregjet e Bashkimit Europian duke përfituar edhe nga situata e mirë që po kalon ekonomia europiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori