LAJMI I FUNDIT:

Eksportet kineze shënojnë rënien më të madhe në më shumë se 3 vjet

Eksportet kineze shënojnë rënien më të madhe në më shumë se 3 vjet

Eksportet e Kinës shënuan rënien më të shpejtë që nga fillimi tre vjet më parë i pandemisë COVID-19.

Rimëkëmbja e Kinës pas COVID-19 është ngadalësuar, pas një rritjeje të shpejtë në tremujorin e parë, ndërsa analistët kanë ulur parashikimet për pjesën tjetër të vitit.


Dërgesat dalëse nga Kina, pësuar rënie vjetore prej 12.4 për qind më poshtë se sa pritej në qershor. Importet u tkurrën me 6.8 për qind, vlerë më e madhe se rënia e pritshme 4 për qind.

Eksportet në Shtetet e Bashkuara të Kosovës, destinacioni kryesor për mallrat kineze, kanë rënë më së shumti në mesin e partnerëve të saj kryesorë tregtarë, gjatë gjysmës së parë të vitit, pasi tensionet diplomatike rriten mbi teknologjinë e çipave dhe çështje të tjera, ndërsa eksportet në Rusi janë rritur ndjeshëm, megjithëse nga një nivel modest.

Me eksportet, që përbëjnë rreth një të pestën e ekonomisë dhe sektorin e trazuar të pronave, që përbëjnë rreth një të tretën, perspektivat e Kinës për një rikuperim të shpejtë janë zbehur, pasi bllokimet e lidhura me COVID-19 goditën ekonominë në 2022.

Monedha kineze Juan ra kundrejt dollarit pas publikimit të të dhënave, por analistët thanë se dobësia e mëtejshme e monedhës pritej të kufizohej, pasi investitorët synonin takimin e Byrosë Politike të muajit të ardhshëm dhe çdo veprim të mundshëm mbi stimujt ekonomikë.

Aktiviteti i prodhimit të fabrikave në Kinë, është tkurrur muajt e fundit, ndërsa çmimet e konsumit ranë në kufijtë e deflacionit në qershor dhe çmimet e prodhimit, ranë me ritmin më të shpejtë në më shumë se shtatë vjet. /Telegrafi/