LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida: Marrëveshja për roamingun në Beograd, sukses i madh (Video)

Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida: Marrëveshja për roamingun në Beograd, sukses i madh (Video)

Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida ka thënë se marrëveshja për roamingun e arritur në Beograd është një arritur e madhe për rajonin e Ballkanit.

Dida, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se kjo marrëveshje e arritur është një sukses i madh në sferën e telekomunikacionit. Është marrëveshje për të mirën e qytetarëve, për të mirën e komunikimeve të qytetarëve dhe bizneseve. Është marrëveshje për të mirën e regjionit të Ballkanit”.


Ish-kandidati për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se vendet ballkanike janë sinonim i mosbashkëpunimit dhe sipas tij kjo marrëveshje do të ndihmojë të zbuten edhe raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Më erdhi mirë që është ftuar edhe delegacioni i Kosovës në Beograd dhe që nuk kanë bërë ndonjë problem të madh, edhe pse deklaratat e Brnabiç nuk është se kanë qenë shumë miqësore”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Eksperti i telekomunikacionit ka thënë se është shumë e rëndësishme që çmimet e thirrjeve telefonike të roamingut do të zbuten deri në heqjen totale deri në fund të vitit 2021.

“Diku 19 cent për minutë është çmimi i roamingut. Mbetet që operatorët e vendeve të ndryshme të merren vesh për zbatimin konkret, por kulmi i çmimeve të roamingut është 19 cent për minutë. Të shpresojmë se zbatimi do të fillojë shumë shpejt”, tha ndër të tjera Agron Dida./Telegrafi/