LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë tregon se kush donte ta eliminonte Ibrahim Rugovën

Eksperti i sigurisë tregon se kush donte ta eliminonte Ibrahim Rugovën

Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, ka qenë disa herë cak i atentateve pas periudhës së luftës në Kosovë.

Lidhur me këtë çështje ka folur eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, i cili është njohës i mirë i kronologjisë së ngjarjeve të pas viteve të 90-ta në Kosovë.


Ai në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, ka thënë se pas gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur në skenën politike, Serbia e ka pasur një “dorë të zgjatur” në Kosovë.

“Thënë figurativisht, Rugova i hoqi nga goja tortën Serbisë dhe mbrapa krejt asaj që ka ndodhur në skenën politike, në Kosovë ata kanë pasur dorën e vet. Se sa ka qenë ajo, mbetet për t’u shikuar nëse hapen ndonjëherë arkivat”, ka deklaruar Kajtazi.

“Ata kanë pasur një infrastrukturë shumë të shtrirë këtu, duke shfrytëzuar edhe rrjetin e vjetër por edhe rrjetin që e kanë konsoliduar pas vitit 1992 përmes të ashtuquajturave biseda informative. Një shërbim inteligjent i cili ka atë potencial, ka mundësi që të veprojë pa ndonjë problem. Edhe të veprojë edhe të kamuflohet edhe të tërhiqet pa u vërejtur”.

Ai tutje ka përmendur vitin 2010 kur siç ka treguar, Policia e Kosovës ka kapur në flagrancë dy agjentë serbë që blinin dëshmitarë për Gjykatën e Hagës.

“Policia i ka kapur me foto, video-incizim dhe incizim fonik. Marifeti i kësaj pune është se ata kanë dalë nga burgu pa u vërejtur. Imagjino, ajo punë nuk ka mundur të bëhet nëse ata nuk do të kishin pasur një infrastrukturë që të ia mendojnë edhe kësaj pune, që nëse kapet agjenti i tyre si me liru nga burgu”.

Eksperti i sigurisë ka thënë se ky është shembull konkret për të parë fuqinë që serbët kanë pasur brenda hapësirës së Kosovës.

“Ky është një shembull për ta parë fuqinë që ata e kanë pasur ose e kanë brenda hapësirës tonë e cila jemi duke e parë se nuk po e merr veten. Fakti që ne nuk po arrijmë ta marrim vetën është se diçka nuk po ecën sipas ritmit normal”.

E sipas tij, edhe tani dikush është duke e shantazhuar trasenë nëpër të cilën është duke ecur shteti i Kosovës.

“Në të gjitha atentatet përpos injorancës tonë, është inteligjenca e tyre. Para çdo atentati që ka ndodhur në Gjermani, flas me dokumente, edhe kur është vrarë Vehbi Ibrahimi, edhe kur është vrarë Enver Hadri edhe kur janë vrarë vëllezërit Gërvalla, UDBA ka përhapur dezinformata se shqiptarët po përgatiten të vriten mes vete”.

“Para pak ditësh e pash një postim që Enver Hadri ka qenë bashkëpunëtor i UDBA-s, ndërsa UDBA e ka vrarë atë. Imagjinoni se deri ku shkon logjika e përgatitjes së terrenit për ta bërë një akt të tillë”, është shprehur Kajtazi.

I pyetur se pse LDK-ja pas luftës nuk ka punuar për të zbardhur vrasjet e zyrtarëve të saj, meqë ishte në pushtet për një kohë të gjatë, ai ka thënë se “këto vrasje nuk janë thjesht kriminale, thjesht ordinere”.

“Por, janë vrasje të strukturuara dhe organizuara mirë”, ka theksuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori