LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare: Kosova s’e ka luksin ta humbë partneritetin me SHBA-në

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare: Kosova s’e ka luksin ta humbë partneritetin me SHBA-në

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, duke komentuar deklaratat e ndërkombëtarëve se vendimet e fundit të qeverisë kanë ndikuar në partneritetin në mes të Kosovës dhe SHBA-së, ka thënë se Kurti ka hapur beteja nga të gjitha anët.

“Është shumë e qartë, por nuk po kuptohen mesazhet e SHBA-së nga Qeveria e Kosovës. Kosova nuk ka luksin ta humbë partneritetin vital me SHBA-në, si do të luftojë vendi nëpër betejat që ka hapur Qeveria e Kurtit”, tha Shtuni në RTV Dukagjini.


Ai ka theksuar se qasja e kryeministrit Kurti është jo strategjike dhe se nga ana e tij po bëhen autogola të vazhdueshëm.

“Zoti kryeministër ka hapur beteja në të gjitha krahët, dhe nuk e di si do të luftojë Kosova në gjithë këto anë dhe çfarë do të fitojë. Nuk e kemi hallin të pasojat ekonomike, por shikojeni se çfarë lloj qasje jo strategjike, se çfarë lloj gabimi i shumëfishtë, çfarë autogola të vazhdueshëm është duke bërë, nuk e di se për interes të kujt janë. Partneriteti me SHBA-në nuk cenohet, mesazhi ishte i qartë për Qeverinë”, ka deklaruar Shtuni.

Sipas tij, partneriteti me SHBA-në nuk duhet të cenohet.

“Nuk po lexohen mesazhet e SHBA-së… Nëse vazhdon kështu, Qeveria e Kosovës nuk do të trajtohet si një partnere. Kosova nuk e ka luksin të humbë partneritetin vital të SHBA-së. Pse kemi ardhur në këtë pikë, pas dy ditësh do të festojmë 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, por nuk e di a na ka mbetur gjë për të festuar në këtë lloj situate”, është shprehur mes të tjerash Shtuni.

Eksperti ka komentuar edhe vizitën e Blinken në Shqipëri dhe porositë që ai dha për rajonin.

“Fokusi do të jetë tek e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo nga e kaluara. Takimi me të rinjtë pikërisht dërgoi mesazh, pra u takua me rininë para se të takohej me Ramën, duke dhënë një mesazh simbolik që sytë duhet të jenë nga ardhmja dhe jo nga e shkuara. Pra syri duhet të jetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe stabilitetit të rajonit, unë mendoj se kjo ishte kryesorja drejt atij mesazhi që është dhënë”, ka thënë Shtuni.

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori