LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë: Arsenali i konfiskuar i armëve mund të ketë ardhur përmes kanalit Novi Pazar-Mal i Zi-Pejë

Eksperti i sigurisë: Arsenali i konfiskuar i armëve mund të ketë ardhur përmes kanalit Novi Pazar-Mal i Zi-Pejë

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka folur për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës ku janë sekuestruar sasi të mëdha të armëve dhe janë arrestuar pesë persona të dyshuar për terrorizëm.

Elezi në RTV Dukagjini thotë se kemi të bëjmë me persona që kanë qenë edhe më parë të arrestuar.


“Dy persona që janë arrestuar kanë qenë pjesë e luftës në Siri dhe Irak. Përvojat dhe eksperiencat që i kanë marrë në ato zona mund të paraqesin rrezik të lartë për sigurinë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Eksperti i sigurisë thotë se për fat të keq kufijtë e Kosovës janë të brishtë dhe këtu mund të futen pa ndonjë problem armë.

Ai thotë se këto raste duhet të merren me seriozitet pasi mund të cenojnë sigurinë e Kosovës.

Pas arrestimit të pesë personave për terrorizëm, policia konfiskon arsenal të madh armësh
Lexo po ashtu Pas arrestimit të pesë personave për terrorizëm, policia konfiskon arsenal të madh armësh

Elezi ka dyshime që armët mund të jenë futur në Kosovë përmes Malit të Zi në Pejë.

“E dimë se në Novi Pazar ka shumë persona të radikalizuar. Nga Novi pazari përmes Malit të Zi këto armë lehtësisht mund të futen në Pejë. Lidhjet e Kosovës me Novi Pazarin ekzistojnë që nga koha e luftës në Siri e Irak”, deklaroi Elezi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori