LAJMI I FUNDIT:

Eksperti serb i sigurisë: Si shtet dhe komb po dalim jo të sinqertë

Eksperti serb i sigurisë: Si shtet dhe komb po dalim jo të sinqertë

Eksperti serb i sigurisë, Darko Trifunoviq ka deklaruar se në Serbi ka krerë shtetërorë që japin deklarata kundër Bashkimit Evropian.

Dhe, dikush, sipas tij, duhet t’i thotë Serbisë, se nëse është në rrugë evropiane apo jo.


Këto deklarata Trifunoviq i ka thënë në kuadër të debatit, tashmë rajonal, të përcaktimit të Serbisë midis Perëndimit dhe Rusisë.

“Vet e kemi shpallur paanshmërinë ushtarake, të cilën askush nuk na e pranon”, ka thënë Trifunoviq, i cili dikur ka qenë pjesë e shërbimeve sekrete serbe.

Më tej ai ka vazhduar duke thënë se, në Serbi ka zyrtarë shtetërorë, të cilët mbajnë funksione të larta, të cilët japin deklarata kontradiktore.

“Ka krerë shtetërore e institucionesh, të cilët flasin dhe sjellin njerëz që flasin hapur kundër Bashkimit Evropian. Ta dini se, dikush duhet të na thotë, a jemi në rrugë evropiane apo nuk jemi. Nëse jemi, atëherë duhet të ketë njëfarë konsensusi. Kjo është e rëndësishme të thuhet, sepse si shtet dhe komb po dalim jo të sinqertë”, ka përfunduar ai, i cili është edhe ligjërues i shkencave të sigurisë në Beograd dhe bashkëpunëtor i disa universiteteve ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori