LAJMI I FUNDIT:

Eksperti rus Sergei Markov e pranon se vendi i tij po e humbë luftën informative

Eksperti rus Sergei Markov e pranon se vendi i tij po e humbë luftën informative

Eksperti i çështjeve politike, Sergei Markov, i cili është njëherazi edhe drejtor i Institutit për Studime Politike, e pranon që Rusia po e humbë luftën informative.

Në lidhje me dështimin e Rusisë dhe masat që duhet të ndërmerren, Markov sugjeron që Rusia duhet të krijoj burimet e saja të ndikimit në shtetet e huaja në mënyrë që të mos e humbë luftën botërore të informacionit.

Ai si rast të dështimit të Rusisë në sferën e informimit e merr Bjellorusinë, ku liderët politikë të Polonisë kanë arritur të krijojnë një projekt të sistemit të informimit për zhvillimet në Bjellorusi, sistem i cili meriton çdo lëvdatë.

Sipas Markovit, polakët nuk kursyen para për kanalet informative të Belsat dhe Nexta. Ata arritën suksese të jashtëzakonshme duke prishur marrëdhëniet e Aleksandar Lukashenkos me Evropën, çka qoj në izolimin politik të këtij të fundit.

Analisti Markov thotë se Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë në Ukrainë, pasi që kjo është problemi kryesorë i Rusisë.

Ai shton është koha që Rusia të investoj në luftën e informacionit në vend.

“Nëse e marrim si shembull Ukrainën, duhet të krijojmë një kanal televiziv i cili do të transmetonte në gjuhen ruse programe informative për zhvillimet në Ukrainë, që janë me interes për Rusinë. Ai duhet të transmetonte direkt nga rajonet e Donetsk e Lugansk që kontrollohen nga rebelët rusë, si dhe nga Krimeja e cila është okupuar nga Ushtria ruse”, shton ai.

Sipas ekspertit, kanalet që do të hapen duhet të kenë mbështetje nga Rusia në mënyrë që transmetimet e tyre të dëgjohen nga të gjithë në Ukrainë.

Markov për fund thotë që Rusia duhet të punojë me masat e gjëra të popullatës e jo me oligarkët lokal siç kanë punuar deri më tani, çka nuk ka rezultuar me sukses. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Stjuardesa u përpoq të kontrabandojë gati një kilogram ar - mundohuni të hamendësoni se ku e ka fshehur

Stjuardesa u përpoq të kontrabandojë gati një kilogram ar - mundohuni të hamendësoni se ku e ka fshehur

Azia
Ka 25 vjet që po pret të anëtarësohet - Turqia humb interesimin për BE-në, dëshiron të bëhet anëtare e BRICS

Ka 25 vjet që po pret të anëtarësohet - Turqia humb interesimin për BE-në, dëshiron të bëhet anëtare e BRICS

Turqia
Me jelekë anti-plumb në Sheshin e Kuq - Putin frikësohet edhe nga vetë rusët, rrit sigurinë personale

Me jelekë anti-plumb në Sheshin e Kuq - Putin frikësohet edhe nga vetë rusët, rrit sigurinë personale

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus që Kremlini e konsideronte “kryevepër”

Ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus që Kremlini e konsideronte “kryevepër”

Evropa
Scholz: Lejimi i Ukrainës për të goditur objektivat në Rusi me armë gjermane nuk kërcënon përshkallëzimin

Scholz: Lejimi i Ukrainës për të goditur objektivat në Rusi me armë gjermane nuk kërcënon përshkallëzimin

Evropa
Gjenerali norvegjez thotë se NATO ka dy deri në tre vjet për t'u përgatitur për konfrontim me Rusinë

Gjenerali norvegjez thotë se NATO ka dy deri në tre vjet për t'u përgatitur për konfrontim me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori