LAJMI I FUNDIT:

Eksperti me renome botërore i Marketingut Digjital merr pjesë në Growth Tank 2022

Eksperti me renome botërore i Marketingut Digjital merr pjesë në Growth Tank 2022

Tanimë janë publikuar një numër i madh i folësve të cilët do të marrin pjesë në konferencën e Marketingut Digjital në Kosovë – Growth Tank.

Risi e këtij edicioni janë ekspertët ndërkombëtar të cilët do të jenë pjesë e kësaj konference për të informuar publikun lidhur me trendet e fundit në Marketingun Digjital.


Folësi i parë ndërkombëtar i publikuar në faqen e Growth Tank është Matt Navarra – konsulenti më i famshëm dhe më i kërkuar i Marketingut Digjital në botë.

View this post on Instagram

A post shared by GrowthTank (@growth_tank)

Kush është Matt Navarra?

Matt Navarra ka më shumë se 15 vjet përvojë në industri, ndërsa punon me disa nga brendet dhe organizatat më të mëdha në botë si BBC, ITV, ITN, United Nations, International Red Cross, U.S Food and Drug Administration(FDA), Mozilla, Monzo dhe Pinterest.

Për më shumë, Navarra është themeluesi i “Geekout”, komunitet ky në zgjerim e sipër dhe një grup burimesh për profesionistët e social media. Gjithashtu, Navarra ftohet shpesh për t’u paraqitur në BBC News, Sky News, NBC Europe, CNN dhe kanale të tjera lajmesh si komentator dhe ekspert kryesor i industrisë së social media.

Navarra do të diskutoj më shumë për Trendet e Social Media – duke përmendur Metaverse, NFTs, TikTok, Twitter, Snapchat, Social Commerce, dhe impaktin që këto trende kanë në botën e sotme. Ky diskutim do ju ofroj pjesëmarrësve mundësinë të jenë interaktiv gjatë gjithë kohës.

Shumë shpejtë do të publikohet edhe linku për pjesëmarrje me të gjitha detajet tjera. Konferenca do të mbahet me datë 30 qershor 2022, në Klan Arena.

Për më shumë informata, kontaktoni në:

Email: info@growzillas.com
Tel: 049 999 842
Facebook: Growth Tank
Instagram: growth_tank