Ligjëruesi dhe një ndër konsulentët më të njohur në botë në fushën e menaxhimit cilësor, Noriaki Kano, ka vizituar për herë të parë Kosovën, me ç’rast ka qëndruar në UBT, ku ka mbajtur ligjëratë për stafin dhe studentët e UBT-së.
Modeli i njohur i tij “Kano Model” ishte temë kryesore e ligjëratës së tij, si një praktikë unike e menaxhimit të cilësisë e njohur në mbarë botën për menaxhimin e kënaqshmërisë së klientëve.
Duke treguar mbi mënyrën e aplikimit të këtij modeli në të gjitha sferat e të menaxhuarit, përfshirë këtu edhe menaxhimin e universiteteve, Kano sqaroi se skema e thjeshtë e rangimit të kënaqshmërisë sipas Modelit Kano bën diferencën midis atributeve thelbësore dhe dalluese që lidhen me konceptet e cilësisë së klientit.
Përmes modelit të tij, profesori Kano sfidoi besimet konvencionale se përmirësimi i çdo atributi të produktit të një kompanie mund të çojë në rritjen e kënaqësisë së klientit.
Ai beson se jo çdo atribut i performancës mund të rris nivelin e kënaqshmërisë së klientëve, duke e pasur në fokus nivelin e besnikërisë së tyre.
Për rektorin e UBT-së, prof dr Edmond Hajrizi, prania në UBT e një eksperti të njohur në mbarë botën, është e arritur e madhe dhe një përvojë unike që do të mbetet e shkruar në historinë e UBT-së dhe të vendit.
Në shenjë mirënjohjeje për vlerësimin e tij ndaj UBT-së, rektori Hajrizi i dhuroi profesorit Noriaki Kano një dhuratë simbolike me elemente shtetërore të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre