LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i komunikacionit, Dedaj: Në Kosovë mungojnë 40 për qind e sinjalizimit në rrugët nacionale, auto-udhë dhe regjionale

Eksperti i komunikacionit, Dedaj: Në Kosovë mungojnë 40 për qind e sinjalizimit në rrugët nacionale, auto-udhë dhe regjionale
Foto: Ilustrim

Kosova është vendi i fundit në Ballkan që nuk ka sinjalistikë të mjaftueshme si dhe nuk ka sistem të mirëfilltë të përcaktimit të ekspertëve në  komunikacionin rrugorë.

Kështu tha në një intervistë për Telegrafin eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj.


Sipas tij, në Kosovë mungojnë 40 për qind e sinjalizimit në rrugët nacionale, auto-udhë dhe regjionale.

“Këto janë tri kategoritë e rrugëve më të rëndësishme. 95 për qind i mungojnë rrugëve lokale”, tha ai, gjersa shtoi se pa sinjalistikën e nevojshme drejtuesit e automjeteve e kanë të pamundur të vozisin si duhet.

Cilët janë shkaktarët e aksidentit me fatalitet në Prishtinë - flet eksperti i komunikacionit
Lexo po ashtu Cilët janë shkaktarët e aksidentit me fatalitet në Prishtinë - flet eksperti i komunikacionit

I pyetur se si qëndron Kosova në raport me shtetet e Ballkanit në vendosjen e sinjalistikës në rrugë, ai tha: “Ballkani është pjesë përbërëse e kësaj, por Kosova është e fundit”.

Ai po ashtu tha se Kosova nuk ka sistem të mirëfilltë të përcaktimit të ekspertëve.

“Janë licencuar ekspertë që s’kanë lidhje. Numri i ekspertëve është më i madh se në Kroaci. Kroacia e ka që 100 vjet Fakultetin e komunikacionit rrugorë që zhvillon dhe specializantë, e Kosova ka më shumë ekspertë se kroatët. Kosova s’ka fakultet, por departament. Eksperti duhet me rrok lapsin me hulumtu aksidentin, e jo me e shkru raportin e policit, e me shkru nenin”, tha Dedaj.

Mirëpo, kush janë faktorët që ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve?

Dedaj u shpreh se janë pesë faktorë: “Është faktori njeri, automjet, rrugë, komunikacion dhe faktori incident. Duke pas parasysh që aksidentet i klasifikojmë në aksidente më dëme materiale të lehta, dëme materiale të rëndë dhe lëndime trupore, pastaj dhe me fatalitete. Mirëpo nëse duam të gjejmë shkaktarin janë disa elemente. Për fatin më të keqin këto nuk studiohen pasi nuk ekzistojnë institucionet e caktuara sikurse mund të jetë një institut për studimin e elementeve të sigurisë që e shkaktojnë aksidentin dhe nuk ekziston as agjencioni që do të merret me masat preventive”, ka thënë ndër të tjera Dedaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori