LAJMI I FUNDIT:

Eksperti holandez i terrorizmit paralajmëron për rrezik në Evropë

Eksperti holandez i terrorizmit paralajmëron për rrezik në Evropë

Koordinatori kundër terrorizmit në Holandë, ka vlerësuar se organizata terroriste Shteti Islamik ka ndërmjet 60 dhe 80 operatorë në Evropë për të përgatitur dhe kryer sulme terroriste.

Në një intervistë ekskluzive me AP, Koordinatori Kombëtar Kundër terrorizmit dhe Sigurisë në Holandë, Dick Schoof tha se IS ju ka thënë mbështetësve në Evropë “që të mos vijnë në Siri, por të bëhen gati për sulme në Evropë”.

Ai tha se Evropa ka pasur sukses në uljen e numrit të luftëtarëve të mundshëm të IS-it që udhëtojnë në Lindjen e Mesme, në vitet e fundit, por “kjo nuk do të thotë se kërcënimi i mundshëm i atyre që do të mund të udhëtonin është zhdukur”.


Mbi të gjitha, ai paralajëmroi se suksesi në çrrënjosjen e luftëtarëve të IS-it në Irak dhe Siri po i shpërndanë militantët gjithandej botës.

Ai vlerësoi se rreth 4 mijë deri në 5 mijë evropianë aktualisht luftojnë me IS-in në këto dy shtete.