LAJMI I FUNDIT:

Eksperti britanik: Shpërthimi në Bejrut i treti për nga fuqia, pas Hiroshimës dhe Nagasakit

Eksperti britanik: Shpërthimi në Bejrut i treti për nga fuqia, pas Hiroshimës dhe Nagasakit

Shpërthimi në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, vlerësohet si i treti më i fuqishmi në histori të njerëzimit, menjëherë pas shpërthimeve të bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, thotë Christopher Busby, eksperti britanik për efekte të rrezatimit dhe njëherit Sekretar i Komitetit evropian për rrezikun ndaj rrezatimit.

Edhe guvernatori i Bejrutit Marvan Abud e ka krahasuar shpërthimin në portin e Bejrutit ku si pasojë u shfaq edhe një re në formë kërpudhe, sikurse shpërthimet e bombave bërthamore mbi qytetet japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore – në vitin 1945, transmeton Telegrafi.


Eksperti britanik ka edhe një argument shkencor për një krahasim të tillë. Në portin e Bejrutit kanë shpërthyer 2.750 tonelata kimikale që kanë fuqi të njëjtë shpërthyese sikurse TNT.

Pamjet nga droni tregojnë më së miri se sa i fuqishëm ishte shpërthimi në Bejrut
Lexo po ashtu Pamjet nga droni tregojnë më së miri se sa i fuqishëm ishte shpërthimi në Bejrut

Kjo do të thotë se shpërthimi i 2.750 tonelatave të kimikaleve kanë fuqinë shpërthyese të 2.7 kilotonëve TNT. Sipas përllogaritjeve të tij, shpërthimi në Bejrut është i tre për nga fuqia në histori, menjëherë pas shpërthimit të bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki.

“Bomba në Hiroshima ka pasur fuqi nga 10 deri në 12 kilotonë TNT. Sipas kësaj, shpërthimi në Liban renditet i treti për nga fuqia shpërthyese pas Hiroshimës dhe Nagasakit”, ka shtuar Busby.

Ai thekson se “kërpudha” që u shfaq pas shpërthimit në Bejrut, ishte e ngjashme me ato re që formohen pas shpërthimit të bombave bërthamore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori