LAJMI I FUNDIT:

Eksperti britanik: Coronavirusi do të jetë gjithmonë i pranishëm në mesin tonë

Eksperti britanik: Coronavirusi do të jetë gjithmonë i pranishëm në mesin tonë

Coronavirusi do të jetë përgjithmonë midis nesh në një formë ose tjetrën, ka thënë një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor i qeverisë britanike.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, eksperti Mark Walport potencoi se njerëzit do të duhet të vaksinohen në intervale të rregullta.


Komentet e tij vijnë pasi gjatë ditës së djeshme kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se shpresonte që pandemia të përfundojë brenda dy viteve, pasi Gripi Spanjoll e kishte pasur të njëjtin fat.

Ndërkohë Walport u shpreh se virusi përhapet më lehtë në ditët e sotme, duke marrë parasysh popullsitë e dendura dhe qarkullimet e shpeshta të njerëzve nëpër botë. Ai pohoi se popullsia e botës është më e lartë tani se sa ishte në vitin 1918.

Në mënyrë që pandemia të jetë nën kontroll, botës do t’i duhet një vaksinim global, rrëfeu shkencëtari britanik, duke shtuar se coronavirusi nuk zhduket lehtësisht.

“Ky është një lloj virusi i cili do të jetë gjithmonë i pranishëm në mesin tonë, qoftë në një formë ose tjetrën”, tha eksperti. /Telegrafi/