LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët shuajnë dilemat: Qeveria mund të formohet edhe me 61 deputetë

Ekspertët shuajnë dilemat: Qeveria mund të formohet edhe me 61 deputetë

Të drejtë për të formuar Qeveri janë të nevojshëm 61 deputetë nga 120, sa janë zgjedhur në zgjedhjet e 11 dhjetorit, pasi që partitë nuk kanë fituar asnjë mandat nga diaspora. Këtë sqarim e jep profesori i së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu për TV Shenja.  Ai po ashtu thotë se në Maqedoni ndodhi diçka e befasishme, pasi që ky proces zgjedhor përfundoi me shumë risi.  Sipas tij, me këtë përbërje të Parlamentit nuk mund të pritet të bëhen ndryshime të kushtetutës që realisht siç thotë ai i nevojiten Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të kemi një Parlament që do të ketë shumicë relative, jo mazhorancë absolute, e cila shumicë do t’i sigurojë Parlamentit ta ushtrojë kompetencën e tij, por kompetencë shumë të kufizuar. Janë të kufizuar se Parlamenti për shumë çështje vendos me shumicë të dyfishtë. Për këtë janë të nevojshëm 80 deputetë”, u shpreh Osman Kadriu, profesor i së drejtës kushtetuese, për TV Shenja.


Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski thotë se këto zgjedhje kanë ndërlikuar situatën lidhur me formimin e maxhorancës së re parlamentare.

“Gjërat janë shumë të ndërlikuara dhe numri i deputetëve është shumë i përafërt, kjo edhe për shkak të modelit zgjedhor me ç‘rast shumë votues mbetën pa zërin e tyre përfaqësues. Fakti se shumë parti nuk arritën të hyjnë në parlament dëshmon edhe për të metat e këtij modeli. Megjithatë unë jam i mendimit se në këtë raport të forcave, vështirë të krijohet një qeveri solide”, tha Trendafil Ivanovski, profesor.

Sipas tij, ka shumë gjasa se do të kë ketë rivotim në disa njësi zgjedhore.

Në bazë të afateve kushtetuese, më së vonë 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi të mblidhet në seancë konstitutive, ku duhet të verifikohen mandatet e deputeteve. Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov është i obliguar që në afat 10 ditor të japë mandat për formimin e qeverisë fituesit të zgjedhjeve, i cili duhet që për 20 ditë të paraqes propozimin e përbërjes qeveritare.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori