LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Presidenti i ardhshëm të jetë si një arbitër

Ekspertët: Presidenti i ardhshëm të jetë si një arbitër

Gara për zgjedhjet presidenciale pritet të jetë e fortë. Akademiku, Taki Fiti në emisionin, vlerëson se është shumë e rëndësishme që presidenti i radhës të jetë i respektueshëm dhe ta duan të gjithë qytetarët.

“Në fund të fundit ajo që është bazike është që njerëzit janë ata që votojnë. Presidenti duhet të jetë kandidat i ndershëm, kompetent, kandidat me përvojë dhe një kandidat që do ta respektojnë dhe duan të gjithë qytetarët kjo është shumë e rëndësishme”, potencoi Taki Fiti Kryetar, ASHAM.


Kryetari aktual e ka definuar se si nuk duhet të jetë kryetari i ardhshëm i vendit. Kështu mendon Albert Musliu, duke shtuar se eksperienca e shqiptarëve me presidentin aktual nuk ishte aspak e mirë. Ai tha se të gjithë qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm në përzgjedhjen e tyre për president.

“Kryetari i ri, së paku profili i tij duhet të jetë i një kryetari gjithëpërfshirës, kryetar i cili me qëndrimet e veta tenton t’i prezantojë të gjithë qytetarët, mos të mbajë anë në tensionet që paraqiten ndërmjet komuniteteve ose ndërmjet grupeve të ndryshme politike dhe të jetë profil i cili në njëfarë mënyrë mund të jetë arbitër edhe gjatë mosmarrëveshjeve të cilët paraqiten në shoqërinë tonë. Mendoj se qytetarët duhet të jenë më të vetëdijshëm, të shohin te cili kandidat potencial e shohin interesin e vet me të mirë dhe konform asaj edhe të votojnë”, theksoi Albert Musliu Analist politik.

Ndërkohë sot pasdite LSDM dhe BDI pritet të dalin me emrin e kandidatit të përbashkët për president të shtetit. Stevo Pendarovski, Oliver Spasovski, Nikolla Dimitrov janë emrat që qarkullojnë në opinionin publik si kandidat i përbashkët i koalicionit qeverisës. Profesori universitar Blerim Reka do të jetë kandidati i pavarur i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Ndërsa OBRM-PDUKM garon me profesoreshën universitare Gordana Siljanovska. Presidentit aktual të vendit Gjorge Ivanov, mandati i përfundon më 12 maj, ndërsa fushata për president të ri do të fillojë më një prill./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori