LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Kosova duhet t’i rris masat e sigurisë (Video)

Ekspertët: Kosova duhet t’i rris masat e sigurisë (Video)

Kosova nuk është imune ndaj sulmeve, të ngjashme me ato që ndodhën natën e kaluar në Ankara, Berlin dhe Cyrih.

Prandaj institucionet tona duhet të rrisin nivelin e sigurisë, e veçmas tash në kohë të festave të fundvitit. Kështu alarmojnë ekspertët e sigurisë në vend.


Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka thënë për Tribuna Channel se sulmet e mbrëmshme duhet ta alarmojnë edhe Kosovën që të përgatitën në parandalim të sulmeve që po rrezikojnë çdo ditë Evropën.

Edhe eksperti tjetër i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se në Kosovë ka pasur që kanë përfunduar suksesshëm në parandalimin e sulmeve eventuale që do të mund të ndodhin.

Kurse, sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Kosova ka një angazhim serioz në këtë drejtim duke filluar në krijimin e kornizës ligjore dhe formimin e mekanizmave në luftimin e terrorizmit. /Tribuna/