LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët italianë të gjykimit tregojnë pse nuk u dhanë penalltitë për Veronën në ndeshje ndaj Juventusit

Ekspertët italianë të gjykimit tregojnë pse nuk u dhanë penalltitë për Veronën në ndeshje ndaj Juventusit

Ekspertët italianë të gjykimit kanë shpjeguar pse VAR mori dy vendimet e  diskutueshme për penallti në favor të Juventusit kundër Veronës.

Ndeshja u vendos nga një goditje e devijuar e Moise Kean, por fokusi ishte kryesisht në dy incidente në zonën e penalltisë së Bianconerëve në pjesën e dytë.

Në të parën, topi goditi Danilo në dorë, dhe megjithëse krahu i tij ishte ngritur në një pozicion të panatyrshëm, VAR e konsideroi atë si të paqëllimshme.


Më e rëndësishmja, siç shpjegohet nga ish-gjyqtarët, Luca Marelli dhe Gianpaolo Calvarese në Sky Sport Italia, topi nuk po shkonte as drejt portës, duke e bërë atë një prekje më pak vendimtare.

Danilo po reagonte ndaj gjuajtjes së parë të Miguel Velosos, por ajo u devijua nga Pawel Dawidowicz, duke e goditur në dorë lojtarin e Juves.

“Do të kishte qenë ndryshe nëse Danilo e kishte prekur topin direkt nga gjuajtja e Velosos”, ka thënë njëri nga ish gjyqtarët.

Për sa i përket incidentit të dytë, gjyqtari akordoi penallti për këmbën e ngritur lartë të Leonardo Bonuccit mbi Simone Verdin.

Megjithatë, ai u anulua pas një rishikimi nga VAR, pasi pamjet tregojnë qartë se Bonucci e mori topin i pari.

“Ai prek topin dhe më pas është Verdi ai që faullon Bonuccin, kështu që është e drejtë të revokohet penalltia dhe të jepet një goditje dënimi për Juventusin”, shtoi Marelli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Kalo në kategori