LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e sigurisë tregojnë për pasojat që mund të bartin ushtarët e FSK-së, nëse demobilizohen arbitrarisht

Ekspertët e sigurisë tregojnë për pasojat që mund të bartin ushtarët e FSK-së, nëse demobilizohen arbitrarisht

Një lajm i rremë se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po braktisin uniformën, gjatë javës së kaluar nxiti reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët e cilësuan atë si lajm i rremë i modelit dezinformues rus.

Ministria e Mbrojtjes në reagimin e bërë ka pohuar se lajmi i tillë është gënjeshtër dhe se është shkrim tendencioz, transmeton Telegrafi.


“Ky lajm, sikur edhe ai i datës 13 janar 2022, i të njëjtit medium, për gjoja largimin e forcave amerikane nga Kampi Bondsteel, i cili u demantua edhe nga vet autoritetet zyrtare të Ambasadës Amerikane në Kosovë, duke u cilësuar nga ta edhe si lajm i rremë i modelit dezinformues rus, është trillim i plotë, propagandë qëllimkeqe, dezinformatë si dhe shkrim tendencioz dhe i pavërtetë”, thuhej në reagim.

Por, si mund të largohet një ushtar nga FSK-ja, cilat janë procedurat nëpër të cilat duhet të kalojë dhe çfarë ndodhë me një ushtar nëse në mënyrë arbitrare largohet nga ushtria e Kosovës, ka folur për  Telegrafin njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Sipas Ibishit, kërkesa për demobilizim nga ushtarët e FSK-së mund të vijë për arsye të ndryshme, por duhet plotësuar disa kushte.

“Nëse eventualisht tentojnë, apo bëjnë kërkesë të largohen nga FSK-ja ata do të duhet t’i paguajnë shpenzimet e shkollimit dhe ato të ngritjes së kapaciteteve të tjera që janë shumë të kushtueshme”, u shpreh Ibishi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, Foto: Arkiv/Telegrafi

Po ashtu, Ibishi ka theksuar se përveç pjesës së kompensimit financiar, ushtarët e Kosovës kanë edhe një obligim, nga i cili nuk mund të lirohen gjatë gjithë jetës së tyre.

Ai thotë se ata janë të obliguar të mbajnë sekretin zyrtar, në të cilin kanë pasur qasje gjatë kohës sa kanë qenë pjesë e ushtrisë.

“Në bazë të rregulloreve dhe Ligjit dhe udhëzimeve administrative ata janë të obliguar t’i përmbushin obligimet qoftë kohore të qëndrimit në FSK, por edhe çështjen e aspektit të kompensimit financiar dhe atë të ngritjes së kapaciteteve. Por, edhe detyrimin që ata të mbajnë sekretin zyrtar, në të cilin kanë pasur qasje, në raste edhe të informacioneve të klasifikuara që është edhe obligimi i tyre që pa marrë parasysh kudo që janë, ata duhet ta mbajnë si sekret zyrtarë apo të Forcës”, theksoi Ibishi.

Ibishi po ashtu ka folur për pasojat që mund të ketë një pjesëtar i FSK-së nëse largohet pa paralajmërim nga ushtria.

“Ai është një rast i rëndë i shkeljes së rëndë, që i përvishen në këtë rast edhe standardet profesionale por edhe penale. Do të thotë penalizohet për shkak që nuk i është përmbajtur procedurave që eventualisht të demobilizohet. Sido që të jetë, lëshimi i vendit të punës, në një institucion të ndjeshëm si FSK-ja kërkon zbatimin strikt të procedurave, që mbajnë përgjegjësi jo vetëm disiplinore, por edhe penale”, theksoi Ibishi.

Policia ushtarake, sipas ish-deputetit Ibishi mund të arrestojë në çdo moment ushtarin e FSK-së, që ka braktisur ushtrinë pa bërë kërkesën e demobilizimin dhe pa i respketuar procedurat tjera të parapara.

Demantohet lajmi se ushtarët e FSK-së aplikuan për viza pune në Gjermani - Ministria e Mbrojtjes e quan dezinformim të modelit rus
Lexo po ashtu Demantohet lajmi se ushtarët e FSK-së aplikuan për viza pune në Gjermani - Ministria e Mbrojtjes e quan dezinformim të modelit rus

“Lëshimi arbitrar i FSK-së ka pasoja dhe në çdo kohë, tash e kemi edhe Ligjin për policinë ushtarake, ku ai mund të arrestohet dhe të kthehet, pastaj të kalojë nëpër procedurat e brendshme të trajtimit të rregullit ushtarak. Ata paraprakisht janë të vetëdijshëm pasi me vet qasjen kanë zënë vendin e shumë të rinjve që kanë dashur të hyjnë në FSK, e tash kur iu ka ardhur një shancë më e mirë, ata në mënyrë arbitrare nuk mund ta lirojnë vendin e caktuar. Ose duhet t’i mbajnë vendin për aq kohë sa është e përcaktuar, ose të kompensojnë shpenzimet që janë bërë për ta, edhe çështje tjera. Lëshimi arbitrar ka pasoja pasi ai mund të arrestohet nga policia ushtarake, që kujdeset për rendin”, shpjegon Ibishi për Telegrafin.

Në anën tjetër, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati ka thënë se Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria duhet të bëjnë ndryshime sa i përket pagave dhe kushteve në ushtri.

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, Foto: Arkiv/Ridvan Slivova

“Duhet me mendu Ministria e Mbrojtjes edhe Qeveria se për çfarë arsye mund të ketë ushtarë që braktisin uniformën dhe e dyta nëse ata e braktisin për shkak të kushteve, duhet të ulen të mendojnë dhe të bëjnë ndryshime aty”, tha Kastrati për Telegrafin.

I pyetur nëse ka pasur më herët rasteve kur pjesëtarët e FSK-së kanë braktisur uniformën për shkak të kushteve, Kastrati e mohoi të ketë ndodhur diçka e tillë.

“Jo më herët nuk ka ndodhur. Por, tash a është bërë trend ky apo është e saktë kjo nuk mund të them diçka. Por, nëse informacionet janë të sakta atëherë Ministria e Mbrojtjes duhet të ulet e shumë seriozisht ta analizojnë dhe të vijnë me propozime të reja, me ndryshime qoftë të kushteve e qoftë të pagave, qoftë edhe me kontrata, pasi unë e kam thënë edhe publikisht që nëse dikush hyn në uniformë, në ushtri, duhet të hyjë për arsye materiale edhe patriotike, sepse është nderë t’i shërbesh atdheut përmes uniformës. Por, duhet Ministria e Mbrojtës të analizojë këtë dhe të bëj ndryshime. Duhet me i rrit pagat, sepse çmimet po rriten çdo ditë. Normale që një ushtarë nuk mundet ta mbajë familjen me një pagë 400 euro”, shprehet Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori