LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e BE-së në Kosovë: Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk u respektuan masat kundër pandemisë

Ekspertët e BE-së në Kosovë: Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk u respektuan masat kundër pandemisë
Foto: Ilustrim

Problemet me votimin jashtë Kosovës e kanë zvogëluar besimin e procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, ka konstatuar Misioni i Ekspertëve të Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas këtij misioni, periudha e regjistrimit dhe votimit jashtë Kosovës u ndikua negativisht nga afati i shkurtër kohor dhe në të njëjtën kohë kishte afërisht tri herë më shumë aplikantë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.


Tutje thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ishte në gjendje të shqyrtojë të gjitha 130 mijë e 168 aplikacionet në kohën e duhur, kryesisht për shkak të krijimit të procesit të ri verifikimit të aplikantëve përmes thirrjeve telefonike.

“Prandaj, ndryshe nga lista e rregullt e votuesve, lista e votuesve jashtë Kosovës nuk ishte në dispozicion për kontroll publik gjatë periudhës së konfirmimit dhe kundërshtimit më 25-27 janar”.

“Lista përfundimtare e votuesve jashtë Kosovës, e cila përmbante 102,100 votues, u përpilua dhe u certifikuara nga KQZ më 2 shkurt. Aplikantët e refuzuar kishin vetëm një ditë për të parashtruar ankesë ndaj rezultateve të procesit të regjistrimit të votave jashtë Kosovës, i cili kufizoi të drejtën e tyre për mjete juridike efektive”, thuhet mes tjerash në raportin e siguruar nga Kallxo.com, i cili ende nuk është publik.

Sipas ekspertëve të BE-së, në përgjithësi, rreth 56 mijë e 600 vota postare u përfshinë në rezultate, që përfaqësojnë më shumë se 6% të të gjitha votave.

“KQZ pranoi vetëm zarfet postarë që mbërritën në Kosovë brenda afatit më 12 shkurt; rreth 9,000 paketa postare mbërritën në KQZ pas përfundimit të afatit. Arsyeja kryesore e dhënë për refuzimin e votave jashtë Kosovës, ishte fakti që votuesit e mundshëm nuk ishin regjistruar me sukses, ndërsa votimi në grup ishte gjithashtu një problem i madh”.

Mosrespektimi i masave kundër pandemisë gjatë fushatës, rinumërimi i votave për shkak të mospërputhjeve, gjatë procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, ishin edhe disa nga mangësitë që i ka evidentuar Misioni i Ekspertëve të Zgjedhjeve i BE-së në Kosovë në këtë raport.

Pas caktimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021, BE-ja dërgoi një Mision të Ekspertëve të Zgjedhjeve të përbërë nga tre ekspertë të cilët mbërritën në Kosovë më 21 janar.

Qëllimi i tyre ishte mbledhja dhe analizimi i informacionit faktik, vlerësimi dhe raportimi për procesin zgjedhor kundrejt zotimeve, standardeve dhe praktikave të mira ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit, fituese doli Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurti duke marrë mbi 50 për qind të votave të qytetarëve.

Kosova këtë vit do të organizojë edhe një palë zgjedhje, ato lokale të cilat do të mbahen më 17 teto

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori