LAJMI I FUNDIT:

Ekspertë të EUROPOL-it në Shqipëri për luftë kundër krimit

Ekspertë të EUROPOL-it në Shqipëri për luftë kundër krimit

Ministri shqiptar i Brendshëm, Fatmir Xhafaj priti sot raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, i cili shoqërohej nga ambasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Gjatë takimit, europarlamentari u njoh me prioritetet e Ministrisë së Brendshme, ku ministri Xhafaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen në reformën në drejtësi, duke besuar se BE-ja do të ofrojë të njëjtën mbështetje edhe për prioritetet që lidhen me rendin dhe sigurinë publike. Në këtë kontekst, ministri Xhafaj prezantoi prioritetet kyçe të Ministrisë së Brendshme, të hartuara edhe me asistencën e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të misionit ‘PAMECA V’.


Ndër to, ministri veçoi procesin e Vetting-ut në Policinë e Shtetit; luftën ndaj kanabisit, luftën kundër krimit të organizuar; parandalimin e fenomenit të azilkërkimit dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore (veçanërisht minorenëve).

Ministri Xhafaj informoi gjithashtu për masat që po programohen për të forcuar më tej bashkëpunimin me autoritetet homologe të vendeve partnere, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Zyrtari i lartë i PE-së shfaqi interes të posaçëm lidhur me procesin e Vetting-ut dhe rezultatet konkrete në luftën kundër kanabisit.

Fleckenstein vlerësoi faktin që EUROPOL-i do të sjellë ekspertë në Shqipëri për të bashkërenduar punën mes Tiranës dhe Brukselit, në luftën kundër krimit të organizuar. Ai shprehu angazhimin për t’i kërkuar Komisionit Evropian një mbështetje më të madhe, me fokus në prioritetet e prezantuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori