LAJMI I FUNDIT:

Eksod i përmasave biblike, lumë njerëzish kalojnë shkretëtirën për të ikur nga talebanët në Afganistan

Eksod i përmasave biblike, lumë njerëzish kalojnë shkretëtirën për të ikur nga talebanët në Afganistan

Pothuajse skena të ngjashme biblike të migracionit masiv në shkretëtirë, janë regjistruar përgjatë vijës kufitares Afganistan, Pakistan e Iran.

Një lumë njerëzish vërshoi mes maleve, duke ikur nga talebanët që kanë marrë nën kontroll Afganistanin, transmeton Telegrafi.

Vlerësohet që mijëra njerëz do të kalojnë në Pakistan dhe Iran, me qëllim që të kenë destinacionin e tyre të fundit Turqinë dhe më pas Evropën.


Fjala është për shtresën më të varfër, e sipas emigrantëve që kanë arritur të ikin nga Afganistani, ekzistojnë edhe mënyra tjera më të shkurta për t’u larguar nga vendi, por se ato kushtojnë më shumë.

Në videon e publikuar nga Daily Mail, nuk shihet fundi i kolonës dhe marshit katër orësh përmes një tereni të vështirë, ku refugjatët afganë udhëtuan nëpër Pakistan, për të vazhduar rrugëtimin drejt Iranit.

Udhëtimi i këtyre afganëve ka filluar në Nimruz, provincën më pak të banuar në Afganistan që është e mbuluar me kodra, zona malore por edhe shkretëtirë.

“Pas më shumë se katër orë udhëtim, kemi arritur në luginë dhe po presin të bie terri. Rreth orës 22:00, iranianët kanë arritur dhe kërkuan nga të gjithë ne t’ua tregojmë fjalën kyçe (një lloj kodi). Kemi shkuar të kontrabanduesit, jemi ndarë në grupe dhe jemi nisur drejt Iranit”, ka thënë një afgan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori