LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive – Tuna dhe Cozman, përfundimisht të ndarë

Ekskluzive – Tuna dhe Cozman, përfundimisht të ndarë
Dikur flenin në aeroport bashk, madje menduan edhe familjen pas tri vitesh bashkjetesë. Tuna dhe Cozy më s'janë bashk. Foto: Instagram

Çifti i njohur i shoubizit shqiptar, Tuna dhe Cozman, në fakt më nuk mund ta quajmë të tillë.

Ka kohë që po spekulohet për një ndarje të dyshes.

Spekulimet u ngritën në momentin që Noizy doli publikisht dhe tha se kishte një relacion me Tunën, teksa pasoi edhe kënga “Si Dje” nga Cozman, që u mendua se është dedikim për Tunën.

Nga ajo kohë, këngëtarja nuk është parë me reperin, shkruan Telegrafi.


Burimet e Telegrafit mësojnë sigurt se Tuna ka punuar me të tjerë njerëz në projekte të reja, njerëz që nuk kanë lidhje me Babastars, edhe pse në vitet e fundit ajo ka bashkpunuar me njerëz të lidhur ngusht me Babastars që asaj ja krijuan edhe hitet e mëdha.

Këtë në anën tjetër e bëri Cozman, kënga e të cilit mbanë firmën e Geasyt dhe Majkut.

Pos tjerash, Cozman është parë edhe në klube të natës me miq të tij të afërt, që është aludim tjetër i fuqishëm që ai është single dhe i ndarë nga këngëtarja shkupjane.

Tuna vazhdon të banojë në apartamentin e saj në Dragodan me lëvizje të shpeshta në Shkup te familja e saj, teksa Cozman po qëndron në apartamentin e tij personal në Bregun e Diellit. Ai për më shumë se dy vite bashkëjetoi me Tunën në Dragodan dhe kanë realizuar qindra koncerte bashkë, duke mos u shkëputur nga njëri-tjetri, konfirmojnë burime të Telegrafit.

Kjo është hera e parë që krisja ka shkuar kaq larg, ndonëse kriza në lidhjen e tyre ka pasur në mënyrë konstante, me reperin që ka qenë iniciator për tejkalimin e tyre dhe krijimin e stabilitetit.

Tash duket se kthim prapa nuk ka. Cozman po bën gati një tjetër projekt, me njerëzit e tij, teksa Tuna po ashtu pritet ta lansojë klipin, së shpejti, një klip ritmik që nuk ka lidhje me jetën e saj private, e që e ka detyruar atë të presë derisa të shuhen spekulimet për të dhe ish të dashurin e saj, Cozman. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Artistët amerikanë në podcastin e kryeministrit Rama: Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit

Artistët amerikanë në podcastin e kryeministrit Rama: Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Kalo në kategori