LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Ndeshja Lincoln Red Imps – Prishtina mund të zhvillohet, klubi prishtinas po tenton të mbledh 20 lojtarë për ndeshjen

Ekskluzive: Ndeshja Lincoln Red Imps – Prishtina mund të zhvillohet, klubi prishtinas po tenton të mbledh 20 lojtarë për ndeshjen
Foto: FC Prishtina/Facebook

Prishtina është duke tentuar t’i mbledh 20 lojtarë nga klubet e Kosovës, por edhe jashtë vendin për të pasur gati një ekip për tu ballafaquar me Lincoln Red Imps në kuadër të ndeshjeve para-kualifikuese për Ligën e Evropës.

Dje (e martë) gjatë ditës, tetë lojtarë të klubit kryeqytetas rezultuan pozitivë pas testeve për COVID-19.

Kështu që ndeshja e planifikuar të zhvillohet nga ora 18:00 në Gjibraltar u anulua nga autoritetet vendase.


Ndeshja Lincoln Red Imps-Prishtina nuk zhvillohet
Lexo po ashtu Ndeshja Lincoln Red Imps-Prishtina nuk zhvillohet

Megjithatë, klubi prishtinas ka ende shpresa për të zhvilluar ndeshjen dhe për të mos u diskualifikuar nga gara.

Telegrafi mëson se UEFA nuk ka marrë ende vendim për ndeshjen dhe gjasat që ajo të zhvillohet janë reale dhe atë pas tri apo katër ditësh.

Prishtina për këtë është duke provuar që të tubojë 20 lojtarë nga klubet vendore dhe jashtë vendit që ta ketë gati një skuadër për ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps.

Asnjë nga lojtarët dhe stafi që ishin në udhëtim nuk kanë të drejtë të udhëtojnë sërish. Kjo i bie që një trajner tjetër do ta drejtojë Prishtinën në këtë ndeshje.

UEFA do të vendos për ndeshjen Lincoln Red Imps-Prishtina
Lexo po ashtu UEFA do të vendos për ndeshjen Lincoln Red Imps-Prishtina

Tashmë kërkesat për transferimin e disa lojtarëve i kanë shkuar disa klubeve.

Mësohet se disa lojtarë janë liruar nga klubet e tyre për këtë ndeshje të garave evropiane, emra të njohur për redaksinë e Sportit në Telegrafi.com.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori