Nga njëra prej firmave më të mëdha ligjore në Panama, “Mossack Fonseca”, kanë rrjedhur dokumente që zbulojnë se si pushtetarë në gjithë botën përdorin kompani të huaja, për të fshehur miliarda dollarë pasuri jashtë vendeve të tyre.
Të dhënat dhe 11 milionë dokumentet e publikuara nga një grup i madh mediash dhe gazetarësh në botë kanë zbuluar aferën më të madhe e cila tanimë po emërtohet si “Panama Papers”.
Në këtë aferë janë zbuluar miliona euro të fshehura nga liderë dhe ish-liderë e udhëheqës të vendeve të ndryshme në botë, shkruan Telegrafi.
Në Shqipëri thuhet se janë të paktën 22 veta që kanë para dhe kompani “offshore” në parajsën fiskale të Panamasë, por deri më tani janë publikuar vetëm dy emra.
E në Kosovë ende nuk ka dalë as një emër por nuk përjashtohet mundësia që të ketë aksione kompanish, para të cilat janë pastruar në vendet me parajsa fiskale.
Telegrafi ka siguruar të dhëna të cilat tregojnë se ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Panamasë ka pasur transaksione bankare.
Këto transaksione bankare nga Kosova për në Panama dhe anasjelltas nuk kalojnë shuma të mëdha.
Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës kanë treguar për Telegrafin se transaksionet janë kryesisht transfere për pagesa të shkëmbimeve tregtare dhe shpenzimeve qeveritare.
“Sa i përket vlerës së transaksioneve bankare me shtetin e Panamas, kemi të bëjmë me vlera të vogla. Konkretisht në vitin 2014 vlera e të gjitha transaksioneve hyrëse dhe dalëse është 254,325 euro, ndërsa në vitin 2015 është 240,623 euro. Prej tyre pjesa më e madhe janë pagesa për import të mallit, për pagat e shërbyesve civil dhe shërbime tjera qeveritare”, ka thënë Besnik Kada për Telegrafin, zëdhënës në Bankën Qendrore të Kosovës.
Ndryshe për shkak të zbulimit të të dhënave për kompani dhe para të fshehura nga “Panama Papers”, kryeministri i Islandës, Sigmunder David Gunlauggson, ka dhënë dorëheqje. /Lulzim Ahmeti/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe