LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia kineze mund të rritet deri në 7%

Ekonomia kineze mund të rritet deri në 7%

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kinës, Zhou Xiaochuan, deklaroi se ekonomia mund të rritet me 7 për qind në gjysmën e dytë të këtij viti, duke u përshpejtuar nga pjesa e parë dhe sfiduar pritshmëritë ndërkombëtare për një ngadalësim.

Projeksioni për rritjen ekonomike nga Banka Qendrore, erdhi pak ditë përpara kongresit të partisë komuniste që ndodh 2 herë në dekadë, ku presidenti Xi Jinping pritet të fuqizojë kontrollin e tij në një riorganizim të lidershipit. Shumë investitorë dhe ekonomistë presin që vrulli i ekonomisë kineze të ngadalësohet në pjesën e mbetur të vitit, pas performancës së fortë në gjysmën e parë.


Këto perspektiva pesimiste vijnë prej supozimit se kostot e huamarrjes do të rriten, reduktimit të blerjes së shtëpive për të ulur çmimet e larta si dhe prej kërkesës së qeverisë për të mbyllur disa fabrika në muajt që vijnë për të ulur ndotjen gjatë dimrit. Megjithatë, Guvernatori i hodhi poshtë këto supozime duke thënë se fuqizimi i ekonomisë do të vijë prej rritjes së konsumit privat.

“Rritja” e Kinës është ngadalësuar në vitet e fundit, megjithatë, ekonomia është rimëkëmbur këtë vit, me PBB që u rrit me 6.9 për qind në gjysmën e parë dhe që pritet të arrijë në 7 për qind për pjesën e mbetur të vitit”, deklaroi guvernatori. Në fillim të javës, u publikuan edhe të dhëna mbi nivelin e çmimeve në ekonominë e dytë më të madhe të botës.

Indeksi i çmimit të prodhimit u rrit me 6.9 për qind në muajin Shtator, ndërkohë që aktiviteti i fortë i sektorit të ndërtimit ka nxitur çmimet për materiale dhe lëndë të para. Kjo ka sjellë një impuls botëror për tregjet e lëndëve të para dhe manifakturës. Të dhënat për kinën i dhanë një nxitje titujve të kapitalit dhe tregut të lëndëve të para në të gjithë botën. /Telegrafi/