LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia evropiane gjatë 2017-së rritet me 2.5 për qind

Ekonomia evropiane gjatë 2017-së rritet me 2.5 për qind

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017 në vendet evropiane rrit me 0.6 për qind. Sipas një vlerësimi paraprak të publikuar nga Eurostat, në tremujorin e tretë të vitit 2017, PBB-ja ishte rritur me 0.7 për qind në të dyja zonat, atë të vendeve të Eurozonës dhe Bashkimit Evropian, shkruan Telegrafi.

Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, PBB-ja e rregulluar sezonalisht u rrit me 2.7 për qind në Eurozonë dhe me 2.6 për qind në vendet e BE-së në tremujorin e katërt të 2017-së, pas një rritje me 2.8 për qind në të dy zonat në tremujorin e mëparshëm.

Gjatë gjithë vitit 2017, PBB-ja në Evropë u rrit me 2.5 për qind. /Telegrafi/