LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e mbijetesës, 56% e shqiptarëve të vetëpunësuar

Ekonomia e mbijetesës, 56% e shqiptarëve të vetëpunësuar

Në 10 të punësuar në Shqipëri, gati gjashtë prej tyre janë të vetëpunësuar ose punojnë në biznesin e familjet. Në mungesë të alternativave të tjera, më shumë se gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë vetëpunësuar ose janë të angazhuar në sipërmarrjet familjare. Vetëpunësimi është tregues i një ekonomie pak konkurruese, me produktivitet dhe vlerë të shtuar të ulët.

Sipas të dhënave nga Eurostat, norma e të vetë punësuarve dhe e të punësuarve në bizneset familjare përbën 55.9% e të punësuarve në Shqipëri. Kjo është norma më e lartë në rajon, ku përqindja e të vetëpunësuarve në Shqipëri është mbi 20 pikë përqindjemë e larte, por edhe në BE.


Në vendet e Bashkimit Europian, norma e të vetëpunësuarve dhe e të punësuarve në bizneset familjare është 14.6%, ndryshe një në 7 të punësuar, ndërsa pjesa më e madhe e forcës punëtor (85.3%) ishte punësuar me pagesë. Në analizën që ka bërë Eurostat shkruhet se trendet e vetëpunësimit në BE kanë qenë në rënie gjatë periudhave me rritje ekonomike dhe kanë qenë në rritje në kushtet e vështira ekonomike. Eurostat ka marrë si shembull krizën financiare në 2009 dhe 2010, ku kjo normë u rrit në vendet anëtare.

Megjithatë, Eurostat thekson se struktura e punësimit sipas statusit të punës është thuajse e ndryshme në vendet që duan të anëtarësohen në BE, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Vetëpunësimi në vendet kandidate për t’u anëtarësuar

Pas Shqipërisë, e cila përllogarit më shumë se gjysmën e të punësuarve si të vetëpunësuar, renditet Turqia. Sipas publikimit të Eurostat, një në tre të punësuar në Turqi është i vetëpunësuar ose punon për familjen. Në Kosovë dhe në Serbi një e katërta e të punësuarve janë të vetëpunësuar. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Malin e Zi, vetëm një e pesta e të punësuarve janë të vetëpunësuar.

Eurostat analizon se këto përqindje të larta krahasuese pasqyrojnë, deri në një farë mase, peshën relative të aktiviteteve bujqësore, me një shpërndarje në shkallë të vogël të fermave të vogla familjare ose kooperativave bujqësore.

Vetëpunësimi, më i lartë në ekonomitë pak konkurruese

Tipar i ekonomive ku mbizotëron vetëpunësimi është se ato janë ekonomi më pak konkurruese dhe se është e vështirë që të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës. Në një analizë të publikuar më parë nga Forumi Ekonomik Botëror, vetëpunësimi për pjesën më të madhe të njerëzve vjen si alternativë, duke qenë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Fenomeni është më evident në zonat rurale. /Monitor/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori