LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Britanisë së Madhe shënon rritje

Ekonomia e Britanisë së Madhe shënon rritje

Në vitin para daljes nga BE ekonomia britanike ka shënuar rritje. Papunësia është aq e ulët sa nuk ka qenë prej kohësh. Kjo në një kohë kur shumë vetë patën paralajmëruar për pasojat ekonomike të daljes nga BE.

Për pasoja negative të Brexitit patën paralajmëruar para së gjithash mbështetësit e BE. Pasojat negative të daljes nga BE do të ishin masive: recesion, papunësi në rritje, rënie të çmimeve të shtëpive.
“Britain Stronger in Europe”, fushata për mbetjen e Mbretërisë së Bashkuar në BE citonte për shembull një studim të shoqatës ekonomike PricewaterhouseCoopers (PwC), në bazë të së cilës pasiguria e Brexitit do të shkatërronte deri në vitin 2020 jo më pak se një milion vende pune britanike. Por në 2017-ën për shembull ekonomia britanike u rrit me rreth dy për qind.
Kuota e papunësisë ra në nivelin më të ulët që prej më shumë se 40 vjetësh. Kjo në një kohë kur qeveria britanike, një vit para daljes nga BE nuk ka rënë dakord për një plan të qartë për kohën më pas.

Që pas referendumit nuk ndodhi rënia e thellë, kjo duhet të ketë të bëjë para së gjithash me humbjen e vlerës të paundit britanik, thotë Jonathan Perraton, ekonomist në Universitetin Sheffield. “Pikërisht bizneset prodhuese u forcuan në këtë mënyrë në aftësinë për të konkurruar”. Oliver Gwynne, menaxher i shitjeve te furnizuesi Bronte në Bradfort e vë re këtë në biznesin me klientët nga Gjermania.”Shumë firma të mëdha po i rivlerësojnë aktualisht zinxhirët e furnizimit”, vëzhgon Gwynne. “Disa pyesin që prej Brexitit: a mund t’i prodhonim ne të gjitha në Mbretërinë e Bashkuar, në vend të botës së jashtme?”

“Rri i qetë dhe vazhdo punën”, kjo duket se është deri tani deviza e shumë sipërmarrjeve britanike. Megjithatë mbetet të pritet nëse ky qëndrim i çlirët nuk do të ndryshojë, kur Brukseli dhe Londra të negociojnë këtë vit për detaje të raportit të tyre pas Brexitit.

“Sipërmarrjet vazhdojnë të investojnë shumë pak”, vëzhgon Jonathan Perraton. Shumë presin që të bëhen të dukshme pasojat e Brexitit. Edhe rritja ekonomike, thotë Perraton nuk është veçanërisht e lartë përballë konjukturës së fortë në ekonominë botërore. “Që prej Brexitit, Mbretëria e Bashkuar ka rënë në një nga vendet e fundit në shtetet e G-7-ës.”

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) sapo e korrigjoi parashikimin e tij të rritjes për Britaninë për 2019, nga 1,6 në 1,5 për qind. /DW/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Ekonomi
Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Frigo Deluxe
Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon

Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon

Qumështorja Vita
Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO

Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO

IPKO
Fishkëllima e fundit - Deri t’ja nis loja

Fishkëllima e fundit - Deri t’ja nis loja

Gorenje Department Store
Ministria e Financave fton punëdhënësit dhe punëkërkuesit në veri të regjistrohen për të aplikuar për masën e punësimit

Ministria e Financave fton punëdhënësit dhe punëkërkuesit në veri të regjistrohen për të aplikuar për masën e punësimit

Ekonomi
Kalo në kategori