LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i Coronavirusit në ekonominë botërore arrin në 1 trilion dollarë

Ndikimi i Coronavirusit në ekonominë botërore arrin në 1 trilion dollarë

Përhapja e shpejtë po bën që të mendohet se shpërthimi i Coronavirusit mund të bëhet ndoshta pandemia e parë e epokës së globalizmit dhe padyshim kjo po shton dyshimet për stabilitetin e ekonomisë botërore.

Me gati 3 mijë viktima, mbi 80 mijë raste të regjistruara zyrtarisht dhe një përhapje në Itali që tashmë ka paralizuar veriun si pjesën më të pasur të ekonomisë së saj, shtetet po përpiqen me ngulm të mbajnë nën kontroll situatën, përcjell Telegrafi.


Sigurisht e gjitha kjo ka një kosto shumë të martë. Sipas një deklarate të fundit nga Oxford Economics vlerësohet se një krizë ndërkombëtare shëndetësore do të fshinte plot më shumë se 1 trilion dollarë nga Prodhimi i Brendshëm Bruto. Ky vlerësim ekonomik shkaktohet nga mungesa e vendeve të punës, prodhueshmëria e ulët, ndërprerja e udhëtimeve dhe zinxhirëve të furnizimit dhe zvogëlimi i tregtisë dhe investimeve.

Investitorët tashmë janë nervozë dhe me të drejtë. Në bursë aksionet kanë rënë me gati 3 për qind dhe indeksi S&P 500 i Wall Street ka shënuar nivelin më të ulët që nga muaji shkurt 2018. Tani për tani, bankierët qendrorë dhe qeveritë ende nuk kanë marrë masa konkrete për të ndërhyrë me politika fiskale dhe monetare, por duket se besimi i tyre se mbase ndikimi nuk do të jetë vërtet kaq i thellë po testohet ndjeshëm.

Ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar aktualisht llogarit se virusi do të ulë me rreth 0.1 pikë përqindje parashikimin e tij të rritjes botërore, i cili mendohet të arrij në rreth 3.3 për qind për vitin 2020. /Telegrafi/