Aktiviteti në ekonominë amerikane ka stagnuar në tremujorin e parë, për shkak të një rritjeje të madhe të importit dhe një uljeje të shpenzimeve shtetërore për mbrojtjen, por gjithashtu u shënuan edhe rritje të investimeve të kompanive në pajisje si dhe rikuperim i eksporteve, tregon raporti i publikuar sot nga Ministria e Tregtisë.
Gjatë periudhës janar–mars, aktiviteti ekonomik ra “më pak se 0,1 për qind” krahasuar me tremujorin e mëparshëm kur ishte rritur me 0,6 për qind, sipas ministrisë.
Në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar, aktiviteti u rrit me 2,0 për qind. Në periudhën tetor–dhjetor kishte shënuar rritje prej 2,5 për qind.
Norma e analizuar, e cila tregon se sa do të ishte rritur apo ulur GDP-ja nëse trendi i tremujorit do të vazhdonte për një vit të tërë, shënon një rënie të aktivitetit prej 0,3 për qind. Në tremujorin e katërt, ajo tregonte një rritje prej 2,4 për qind, shkruan bbc.
Sipas këtij treguesi, GDP-ja u zvogëlua për shkak se rritja e importit dhe ulja e shpenzimeve shtetërore peshonin më shumë sesa rritja e investimeve dhe eksportit, thuhet në raportin e ministrisë.
Shumë kompani janë nxituar të rrisin rezervat e tyre para vendosjes së tarifave doganore, gjë që është reflektuar në rritjen e importit, kryesisht të mallrave konsumatore dhe kapitaliste (makineri, pajisje).
Sipas normës, importi në tremujorin e parë u rrit me 41,3 për qind. Në tremujorin e mëparshëm kishte rënë me 1,9 për qind. Nga ana tjetër, qeveria federale uli shpenzimet për mbrojtjen me 8,0 për qind, gjithashtu në bazë vjetore të përshtatur. Në tremujorin e mëparshëm, këto shpenzime ishin rritur me 4,8 për qind.
Konsumi personal u ngadalësua ndjeshëm, duke u rritur me vetëm 1,8 për qind (anualizuar), nga 4,0 për qind në tremujorin e mëparshëm. Ndërkohë, shpenzimet e kompanive për makineri u rritën me 22,2 për qind në bazë vjetore, pas një rënie prej 8,7 për qind në tremujorin e katërt.
Eksporti gjithashtu u rikuperua, me një rritje prej 1,8 për qind në bazë anualizuar, pasi në tremujorin e mëparshëm kishte rënë me 0,2 për qin, thuhet në raportin e ministrisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ismaili pritet në Paris nga drejtues të lartë të Bankës së Francës dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

“Kredi Hipotekare COMFORT” – Produkti i ri dhe ekskluziv që sjell risi në tregun financiar të Kosovës përmes partneritetit ndërmjet NLB Banka sh.a, Marigona Sun dhe Marigona Hill

GAP publikon të dhënat – gratë paguhen dhjetëra euro më pak se burrat në sektorë kyç

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së Veriut

"Kredi Hipotekare COMFORT" – Produkti i ri dhe ekskluziv që sjell risi në tregun financiar të Kosovës përmes partneritetit ndërmjet NLB Banka sh.a, Marigona Sun dhe Marigona Hill

Kosova me agroindustrinë më të zhvilluar në rajon, Shqipëria e fundit

GoOpti në aeroport – Rezervim i lehtë, një udhëtim që do t'ju pëlqejë

Eksploroni bukurinë me stil: Mbi 100 shpërblime të mëdha në Hoffman Stores!

E jashtëzakonshme, kompania teknologjike XToka shpërbleu punonjësit me një udhëtim 5-ditor në ishullin magjepsës Palma de Mallorca

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë