“Eklipsi” i pazakontë diellor

Një skenë humoristike ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një “rikrijim jashtëzakonisht i saktë” i eklipsit diellor.
Në pamjet e publikuara shihet një person tullac, ndërsa para tij qëndron një tjetër me flokë. Pozicionimi i këtij të fundit përballë dritës krijon një hije të veçantë mbi kokën e personit tullac.
Hija krijon një formë që të kujton eklipsin diellor, duke e kthyer një situatë të zakonshme në një moment zbavitës.
Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale si një mënyrë humoristike për të “rikrijuar” fenomenin astronomik për ata që nuk patën mundësi ta shihnin eklipsin.
Edhe pse bëhet fjalë për një shaka vizuale, skena ka tërhequr vëmendjen pikërisht për mënyrën kreative dhe të pazakontë se si është krijuar “eklipsi” me anë të hijes. /Telegrafi/









































