LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i T7 kërcënohet me armë zjarri në Leposaviq, reagon AGK-ja

Ekipi i T7 kërcënohet me armë zjarri në Leposaviq, reagon AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka pranuar me shqetësim të mërkurën raportimin për një incident serioz në veri të Kosovës ndaj një ekipi të televizionit T7. 

“Gazetari Unitet Berisha edhe kameramani Përparim Gashi kanë shkuar sot në Leposaviq për të raportuar për një kontrabande të cilën e ndaloi Policia e Kosovës në fshatin Jashanicë, mirëpo gjatë rrugës për në këtë fshat një veturë me 3 persona të armatosur brenda është vënë në ndjekje të ekipit të televizionit. Gjatë gjithë kësaj kohe nga vetura me targat GM-074-NO, personat brenda ia kanë drejtuar armën ekipit të T7 duke kërkuar nga ekipi që të ndalin veturën. Ndjeka e tyre ka përfunduar vetëm në momentin kur janë afruar pikës në të cilën qëndron Njësia Speciale e Kosovës. Ekipi i T7 ka dhënë dëshmi në stacionin policor në Zveçan”, ka raportuar televizioni.


AGK-ja, e dënon ashpër sulmin dhe alarmon për pasigurinë me të cilën ballafaqohen ekipet e gazetarëve që shkojnë nga Prishtina për të raportuar në veri.

AGK-ja, ka ftuar organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që të shtojnë përpjekjet e tyre për të ofruar sigurinë e nevojshme që gazetarët ta kryejnë punën e tyre të parrezikuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori