LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i shpëtimtarëve nga Tetova që kishin shkuar në Turqi kthehen në vend

Ekipi i shpëtimtarëve nga Tetova që kishin shkuar në Turqi kthehen në vend

9 pjesëtarët e grupi i shpëtimtarëve nga njësia për intervenim në kuadër të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim – Tetovë, u kthyen nga zonat e prekura nga Tërmeti në Turqi. Ata ndihmuan në kërkim shpëtimin e njerëzve ndërsa arritën të nxjerrin nga rrënojat një 38 vjecar dhe jo vetëm. Grupi i shpëtimtarëve u pritën në Komunën e Tetovës, ku kryetari Kasami i falënderoi për kontributin e dhënë.

“I falënderojmë për kontributin që e kanë dhënë në ndihmën e qytetarëve Turqisë të vendeve të prekura nga kjo katastrofë që u ndodhi. Gjithashtu morëm edhe impresionet e tyre nga vendngjarja dhe njëherit urojmë që ngjarje të tilla në të ardhmen të mos ndodhin fare”, tha kryetar i Tetovës, Bilall Kasami.


“Këta djem që janë pas meje janë heronjtë e ditëve të sodit që benën të pamundurën. Ta paketën nxorëm të gjallë nga rrënojat 38 vjecarin. Por jo vetëm ne si njësit, por edhe njësiti i Strumicës, Çairit dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim”, pohoi Avni Ahmeti – komandant i njësitit të zjarrfikësve.