LAJMI I FUNDIT:

Eja edhe ti dhe bëhu pjesë e ngjarjes më të rëndësishme të vitit për shitje dhe marketing, përfitoni nga zbritjet – early booking

Eja edhe ti dhe bëhu pjesë e ngjarjes më të rëndësishme të vitit për shitje dhe marketing, përfitoni nga zbritjet – early booking

Tani ka filluar aplikimi për ngjarjen më të rëndësishme të vitit për shitje dhe marketing – Konventën e II-të për menaxherët e shitjes.

Dhe përkundër numrit të madh të aplikuesve që kemi pranuar deri më tani, ende kemi oferta të mira për të gjithë ju që dëshironi të jeni pjesë e kësaj Konvente.

Aplikimi është i hapur për të gjithë ju

Denis Gafuri, Sales Training, po organizon ngjarjen më të rëndësishme të vitit KONVENTËN E II-të PËR MENAXHERËT E SHITJES me titull “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT” – mësoni si të bëni shitje inteligjente” e cila do të mbahet më 1 Nëntor 2019 në Hotel VENUS Prishtinë.

“Edhe këtë vit do të ketë folës nga Sllovenia, Britania e madhe, Zvicra, Shqipëria, si dhe shumë sipërmarrës dhe ekspertë të suksesshëm vendorë. Unë së bashku me folësit mysafirë do t’i ndajmë eksperiencat dhe do të diskutojmë për qasjen drejt së ardhmes me shitje kreative, si dhe me këshilla për sukses në karrierë”.

Folësit mysafirë:

Denis Gafuri / Kosovë – Master trajner i shitjes Folës Motivues | Konsulent |Ndërmarrës

Bruno Augustoni / Zvicër, Trajner ndërkombëtar për shitje dhe komunikim

Jordan Berginc PHD / Slloveni – Trajner dhe këshilltar ndërkombëtar

Fatmir Zymberi / Kosovë – është themelues i disa kompanive shumë të suksesshme në Kosovë si JYSK , Scan Color, KFC,…

Mirela Sulo / Britania e Madhe themeluese e GLOBAL WOMAN, Prof. Ass.Dr. Shaip V. Bytyçi / Kosovë -Dekan i Fakultetit Ekonomik, Kolegji AAB, ekspert ekonomiko financiar, profesor i angazhuar në Universitetin Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri – Pronar i kompanisë “Konsulenca”

Alketa Vejsiu / Shqipëri – producente, skenariste dhe prezantuese, themeluese e Class Make Up, Class Photography, Class Dress dhe revista Class

Ermal Mamaqi / Shqipëri – Producent, ndërmarrës dhe themelues e “Ami Events”.

Tamer Ibrahimi / Kosovë – drejtor i marketingut në “ATALNTIC GROUP”

Ardian Hoxha / Kosovë – themelues i ASK, DUPLEX Premium, Albafone, Green & Protein, Glam Radio, Travel Mate, dhe SushiCo

Eglent Bici / Shqipëri – sipermarrës, Investitor në Real Estate dhe themelues Mei Raality, Speaker;

Diola Dosti / Kosovë e Shqiperi – PhDc në Nutrition/Food Science. CEO e linjës së kozmetikës biologjike Dbotanical si dhe platformës online Mësimet e Dioles, si dhe Lektore e lëndës së Nutricionit pranë University of Business and Technology dhe Institutit Kulinar Neranxi.

Ky organizim është shumë i nevojshëm për të gjithë: menaxherët, punonjësit e gjitha niveleve në shitje, sipërmarrësit, pronarët e kompanive, drejtorët ekzekutivë, përgjegjës të marketingut, menaxherët e shërbimit për klientë, dhe udhëheqësit e ekipit.

Programi përmban pauza të kafesë, drekë, momente zbavitëse, sfida, diskutime bashkëpunuese, rrjetëzim, etj.

Një eksperience e jashtëzakonshme me 12 profesionalistë të shitjes.

Këtë ditë është mundësia e gjithsecilit të mësoj më shumë mbi shitjen dhe strategjitë e suksesit nga ndërmarrësit e saj.

Mos e humbni rastin të jeni pjesë e eventit më të madh vjetor të shitjes në vend.

-Investimi në RRITJEN personale është INVESTIMI me KTHIMIN më të mirë.

Oferta me çmim special vlen vetëm deri më datën 15.10.2019

Pako 1 / Një Pjesëmarrës: Çmimi për një pjesëmarrës 165Є me 40% zbritje çmimi për këtë pako del 99 EUR.

Pako 2 /2-3 Pjesëmarrës: Çmimi për 2-3 pjesëmarrës 165Є, me 45% zbritje çmimi për person del 90 EUR.

Pako 3 /4-6 Pjesëmarrës: Çmimi për 4-6 pjesëmarrës 165Є, me 50% zbritje çmimi për person del 82 EUR.

Pako 4 /7+ Pjesëmarrës: Çmimi për 7+ pjesëmarrës është 165Є, me 55% zbritje çmimi për person del 74 EUR.

Në këtë çmim përfshihet pjesëmarrja ditore, dreka, kafetë, materiali punues si dhe certifikimi.

Gjuha e punës është shqip dhe anglisht (me përkthim simultant).

Për rezervime, pyetje apo informata plotësuese lirshëm na kontaktoni

salesconvention111@gmail.com apo edhe përmes telefonit +383 45 510 005 (08:00 – 16:00). /Telegrafi/