Egjipti ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të Afrikës, duke eliminuar Marokun (2-1) në çerekfinale pas vazhdimeve.

Në minutat e para të ndeshjes, u akordua penallti në favor të marokenëve, të cilën e konvertoi në gol Sofiane Boufal (7’) dhe me këtë epërsi skuadrat shkuan në pushim.


Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri dhe e futi në rrjetë duke i barazuat shifrat (53’).

egjipt 1 (Foto: Screenshot/Twitter)

Maroku i pati edhe dy raste të mira përmes Nayef Aguerd, mirëpo koha e rregullt e takimit u mbyll me shifra identike dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Në minutën e 100-të të takimit, mesfushori i Aston Villas, Mahmoud Hassan Trezeguet, e përmbysi rezultatin falë asistimit të Salah, i cili ishte arkitekti i golit.

salah3 (Foto: Twitter/Screenshot)

Në gjysmëfinale Egjipti do të luajë kundër Kamerunit që në çerekfinale e eliminoi Gambinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app