LAJMI I FUNDIT:

Egjipt, shkon në mbi 300 numri i të vrarëve nga sulmi i armatosur në xhami (Foto)

Egjipt, shkon në mbi 300 numri i të vrarëve nga sulmi i armatosur në xhami (Foto)

Mbi 300 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Është ky bilanci tragjik i sulmit më vdekjeprurës në historinë e Egjiptit modern, që goditi gadishullin e Sinait të premten.

Shënjestër e sulmit me bombë e armë zjarri, u bë xhamia Al Rawda në Bir Al Abed, pikërisht kur po zhvillohej falja e të premtes. Sipas dëshmitarëve, dhjetëra agresorë që mbërritën me automjete, bombarduan xhaminë e mbushur plot me njerëz, para se të hapnin zjarr ndaj besimtarëve.


Imazhet nga vendi i ngjarjes ishin rrëqethëse dhe treguan radhë të tëra me trupa të përgjakur brenda vendit të shenjtë. Spitalet u dyndën nga personat e plagosur. Presidenti egjiptian Abdul Fatah Al Sisi u zotua se do t’i përgjigjej me forcë brutale masakrës, pas bisedimeve me zyrtarë të sigurisë.

Publikohen pamje tmerruese nga sulmi në Egjipt (Video)
Lexo po ashtu Publikohen pamje tmerruese nga sulmi në Egjipt (Video)

Ai shpalli 3 ditë zije kombëtare. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, por militantë që kanë lidhje me Shtetin Islamik, kanë qenë përgjegjës për një sërë sulmesh që kanë goditur gadishullin.

Megjithatë, ata zakonisht shënjestrojnë kisha, prandaj ky sulm i përgjakshëm në xhaminë që përdoret nga komuniteti i myslimanëve Sufi, ka tronditur Egjiptin. Një degë mistike e Islamit Sunit,Sufizmi pranohet gjerësisht rreth botës myslimane, por disa grupe xhihadiste, përfshirë edhe ISIS-in, i shohin ndjekësit e tij si heretikë.

I gjithë komuniteti ndërkombëtar, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministren britanike Theresa May, dënuan me termat më të ashpër sulmin. /Telegrafi/