LAJMI I FUNDIT:

Efektivi i policisë u qëllua me gur nga protestuesit në Fier

Efektivi i policisë u qëllua me gur nga protestuesit në Fier

Një efektiv i FNSH mbeti i lënduar sot, pasi u qëllua me gur gjatë protestës së opozitës në Fier. Pak minuat më pas ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Fierit, e cila bën të ditur:

Sot paradite, në vendin e quajtur “ETC” u grumbulluan për të protestuar rreth 150 protestues me pankarta dhe zhurmues.


Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë.

Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor do të analizojë  provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.