LAJMI I FUNDIT:

Efekti nga vendosja dhe mosvendosja e maskës e demonstruar në mënyrë perfekte nga një shkencëtar

Efekti nga vendosja dhe mosvendosja e maskës e demonstruar në mënyrë perfekte nga një shkencëtar

Megjithëse shumë vende në botë kanë vendosur të fillojnë rihapjen, realiteti është se pandemia e coronavirusit është ende e pranishme dhe numri i rasteve të reja është në rritje në shumë vende.

Në fakt, pandemia është shumë larg fundit dhe vendosja e një maske është po aq e rëndësishme tani sa ishte gjatë ditëve të karantinës.


Rich është drejtori i laboratorit të mikrobiologjisë klinike në Providence Sacred Heart Medical Center në Spokane, Washington.

Postimi i tij informues morri shumë vëmendje në internet. Ai mori mbi 280.4 mijë pëlqime dhe postimi i tij u ri postua më shumë se 166 mijë herë.

Është një gjë e mirë, që postimi i Richit është parë nga kaq shumë njerëz.

Shkencëtari dhe një studiues vendosën t’i tregojnë botës se sa e rëndësishme është të vendosësh një maskë dhe këtë e bënë me një eksperiment shumë të thjeshtë, të cilin më vonë e ndau Rich në Twitter.

Maskat për fytyrën zvogëlojnë përhapjen e spërklave dhe baktereve deri në 70 për qind, pra vendosja e maskës bën një ndryshim të madh.

“Çarë bën një maskë? Bllokon spërklat që vijnë nga goja dhe fyti”, shkruan Rich.

“Dy demonstrime të thjeshta: Së pari, unë teshtiva, këndova, bisedova dhe u kollita drejt një pllakëze për kulturë bakterore me ose pa maskë. Kolonitë e baktereve tregojnë se ku dolën pikat. Një maskë bllokon pothuajse të gjitha”.

“Po në lidhje me mbajtjen e distancës?”, shkruan ai në postimin e radhës.

“Demonstrimi i dytë: Unë vendosa pllakëza për kulturë bakterore njëherë 61 cm larg, pastaj 111 cm dhe së fundmi 122 cm larg dhe u kollita brenda 15 sekondave. E përsërisja këtë pa maskë”.

Siç shihet nga numri i kolonive të baktereve, pikat kryesisht arrijnë edhe me largësinë maksimale të eksperimentit, por një maskë bllokoi pothuajse të gjitha. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori