LAJMI I FUNDIT:

Efekti i marrëveshjes së Prespës, ulen tarifat e roamingut (Video)

Efekti i marrëveshjes së Prespës, ulen tarifat e roamingut (Video)

Ministri i Politikave Digjitale dhe Komunikimeve i Greqisë, Nikos Papas, ka deklaruar sot nga Shkupi se vizita e tij dëshmon se dy vendet paraqesin partner strategjik për njëri tjetrin. Ai gjatë konferencës së përbashkët me gazetarët pas takimit me ministrin e Administratës, Damjan Mançevski, tha se është punë e qeverive që Marrëveshjen e Prespës ta bëjnë marrëveshje të qytetarëve, marrëveshje që prodhon rezultate të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve të të dyja palëve. I pyetur se pse në vendkalimit kufitare për hyrje në Greqi, përpos vulave në pasaporta u kërkohen akoma edhe formulare, ai tha se çështjet e këtilla do të zgjidhen në bazë të afateve të parapara në Marrëveshjen e Prespës.

“Mendoj se Marrëveshja e Prespës është mjaft e detajuar dhe zbatimi do të ndodh në kornizat e parapara kohore. Vërejtjet e tilla do të zgjidhen në frymën e Marrëveshjes së Prespës e cila tanimë përdoret në mënyrë aktive”, tha ministri i Politikave Digjitale dhe Komunikimeve, Nikos Pappas.


Duke komentuar deklaratën e prefektit të Maqedonisë Qendrore të rajonit të Greqisë, i cili ka thënë se nuk do të ndryshojë tabelat ku tani shkruan Shkup me emrin e ri të shtetit, Papas shprehu bindjen se vendi i tij do ta zbatojë në tërësi marrëveshjen mes dy vendeve.

“Nuk ka dyshim që Greqia do ta zbatoj plotësisht Marrëveshjen e Prespës. Marrëveshja e Prespës ka përfundu dhe tanimë po zbatohet dhe deklaratat e tilla nuk janë në interes politik, ai duhet ta kuptoj atë. Në të dyja palët ka politikan të cilët i drejtohen popullit të tyre me gënjeshtra. Unë u takoj atyre që besojnë në përmirësim dhe se kjo do të ndërpritet”, tha ministri i Politikave Digjitale dhe Komunikimeve, Nikos Pappas.

Ministrat Papas dhe Mançevski pas takimit të sotëm nënshkruan edhe një Memorandum Mirëkuptimi. Po ashtu, ata paralajmëruan edhe roaming më të lirë mes dy vendeve, duke thënë se çmimet maksimale do të ulen deri në nivelin e atyre çmimeve që po ndryshojnë në BE. Memorandumi është aktiviteti i parë bilateral pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa pritet që në të ardhmen të vijojnë marrëveshje bilaterale edhe në shumë fusha të tjera./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori