Gjumi cilësor është vendimtar për mirëqenien tonë të përgjithshme, por një nga faktorët që shpesh anashkalohet është qëndrimi në të cilin flemë.
Pozicione të caktuara të gjumit mund ta vështirësojnë frymëmarrjen, duke tendosur shpinën, qafën ose shpatullat. Sipas psikiatres Nishi Bopal, shtrirja në bark konsiderohet pozicioni më i keq i gjumit.
“Ajo ngarkon shpinën dhe qafën dhe mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës”, vëren ajo. “Fjetja në bark gjithashtu e bën të vështirë frymëmarrjen. Dhe nëse ndonjëherë, për shembull, keni shkuar në shtrat me hundë të zënë, me siguri e dini që nuk do të pushoni mirë nëse merrni frymë me gojë gjatë gjithë natës”, tha mjekia Catherine Darley.
“Arsyeja pse ky është pozicioni më i keq është se fytyra juaj nuk mund të jetë në pozicion të sheshtë. Koka e përkulur në njërën anë përfaqëson një tendosje të madhe në ligamentet e shpinës së qafës. Unë rrallë kam parë një pozicion të mirë të qafës te njerëzit që flenë në stomak”, tha kiropraktori B.J. Hardik për Mind Body Green, shkruan KP.
Çfarë mund të ndihmojë?
Nëse vërtet ju pëlqen të flini në bark, doktor Bhopal ju sugjeron të përdorni një jastëk sa më të hollë të jetë e mundur ose të flini pa të për të zvogëluar presionin në shpinë. Sidoqoftë, në mënyrë ideale, ju mund të dëshironi të provoni të flini në krah ose në shpinë.
Fjetja në shpinë konsiderohet si pozicioni më i mirë në të cilin shpina juaj është e sheshtë, edhe pse mund të shkaktojë probleme për njerëzit që gërhasin, kanë apne gjumi apo edhe refluks acid. Nëse nuk vuani nga probleme të tilla, mjafton të keni një jastëk që mbështet kokën dhe qafën tuaj për të fjetur në shpinë.
Për të fjetur në anën tuaj, Bhopal dhe Darley sugjerojnë vendosjen strategjike të jastëkëve. Ju mund të vendosni një jastëk pas jush dhe tjetrin midis gjunjëve për të mbështetur ijët tuaja, thotë doktori Bopal, ose sipas rekomandimit të Darley, ju gjithashtu mund të vendosni një jastëk pranë stomakut tuaj në mënyrë që të mos bini mbi të gjatë gjumit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'