Edukimi seksual do të jetë pjesë e programit në arsimin fillor në Maqedoni
Edukimi gjithëpërfshirës seksual gradualisht do të bëhet pjesë e programit mësimor për arsimin fillor. Ministrja e Arsimit, Mila Carovska tha se nuk mund të ekzistoj arsim bashkëkohor dhe cilësor pa u realizuar zhvillimi emocional i çdo fëmije që përfundon shkollimin 9 vjeçar. Për këtë qëllim ka nisur trajnimi i mësimdhënësve të caktuar, ndërsa projekti pilot do të realizohet në katër shkolla.
“Kjo është nevojë e prindërve, mësuesve dhe nxënësve të cilët thonë se nëse kanë mënyrë që për këto tema të flasin në shkollë, në mënyrë formale, atëherë nuk kanë nevojë të kërkojnë mënyra tjera të informimit. Madje, shpesh herë edhe mënyrat jo të sakta të informimit, përmes internetit ose kanaleve tjera, nuk ofrojnë njohuri të duhura për nxënësit”, tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.
Nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit thonë se edukimi gjithëpërfshirës seksual në shkolla do të rrit shëndetin e të rinjve.
“Nuk kemi për qëllim në shkollat fillore të zhvillojmë vetëm aspektin kognitiv por edhe atë psiho-motorik si dhe socio emocional. Janë marrë parasysh edhe hulumtimet dhe implementimet e të njejtit program edhe në shtetet të zhvilluara evropiane dhe është konstatuar se implementimi i programeve të këtilla jo vetëm që e rrit shëndetin në përgjithësi të fëmijëve, mirëpo ndikon që ti largohen sa më shumë rreziqeve të kësaj natyre”, pohoi Ajshe Ajrullai, Byroja për Zhvillimin e Arsimit.
Nga organizata joqeveritare “Hera” pjesë e pilot projektit në fjalë thonë se është shumë I vogël numri i të rinjve që flasin për këtë temë. Sipas tyre, shkaku më i shpeshtë për gjendjen e keqe shëndetësore te të rinjtë janë mos informimi për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?