LAJMI I FUNDIT:

Edukatorja ukrainase i vendosë jastëkun në fytyrë njëvjeçares, ndërron jetë nga ngufatja – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Edukatorja ukrainase i vendosë jastëkun në fytyrë njëvjeçares, ndërron jetë nga ngufatja – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Edukatorja e një çerdhe ia kishte vendosur jastëkun në fytyrë një vajze njëvjeçare, duke bërë që ajo të vdesë nga ngufatja dhe të vjellat.

Irina Sukhanova, 51-vjeçe, është arrestuar nga policia në Zaporizhia në juglindje të Ukrainës, nën dyshimin për vrasje, kanë bërë të ditur zyrtarë të policisë ukrainase, transmeton Telegrafi.


Edukatorja me sa duket dëshironte që vajza të mos qajë më që është identifikuar si Alesya, dhe që vazhdimisht qante në ditën e saj të parë në një çerdhe private. E tëra ndodhi kur atë e rrahu një fëmijë tjetër.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur edukatorja i vendosë jastëkun në fytyrë, para se të tentonte ta vente në gjumë.

Kjo vogëlushe është ngufatur nga të vjellat e saj, sepse fytyrën e kishte të mbuluar me jastëk. E në vend se t’i telefononte menjëherë autoambulancës, Sukhanova akuzohet se ka tentuar të fshinte pamjet e kamerave të sigurisë.

Gjatë seancës gjyqësor, Sukhanova ka mohuar akuzat e prindërve se kishte mbytur vajzën e tyre të vogël duke bërtitur në sallë “nuk e kam mbytur fëmijën tuaj”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori